Efektivi i FNSH-së Lavdosh Gjyli i cili plagosi me armë zjarri një qytetar në Kombinat, mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Gjyli raportohet se plagosi 60-vjeçarin Myrteza Lika me armë në këmbë. Policia e Tiranës duket se ka tentuar ta manipulojë ngjarjen
Në një njoftimin e shpërndarë për mediat rreth orës 21:20, thuhet se 60-vjeçari është plagosur në rrethana të paqarta.
Madje, policia e quajti të plagosurin me probleme të shëndetit mendor. Më poshtë, njoftimi i dytë i Policisë së Tiranës ku pranon ngjarjen pas denoncimit në media.
Njoftimi i Policisë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.
Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.