BallinaAktualitetAlibeaj, Ramës: Shih njëherë non-gratat e tua. Ti di të lexosh shqip...

Alibeaj, Ramës: Shih njëherë non-gratat e tua. Ti di të lexosh shqip dhe anglisht

spot_img

Kreu i grupit parlamentar të PD Alibeaj dhe kryeministri Rama kanë replikuar ashpër në seancën plenare të kuvendit, menjëherë pasi u fol lidhur me krimet e komunizmit dhe të burgosurit politikë. Alibeaj tha se Rama duhet të kishte një brejtje ndërgjegjie për atë se çfarë të parët e tij kishin bërë.

Ndërsa kryeministri, i cili preferoi ta çonte debatin tek i ati i tij tha se Alibeaj dhe gjithë deputetët e PD përuleshin para statujave që i kishte projektuar i ati i tij.

Alibeaj: Ti fillon dhe acarohesh kur të thonë një gjë fare të thjeshtë. Akush nuk thotë se ti duhet të mbash përgjegjësi për atë që kanë bërë të parët e tu por je kryeministër i vendit, të paktën një gjë duhet ta bëje. A nuk ke ndonjë brejtje ndërgjegjie për atë që kanë bërë të parët e tu? Ulu, ulu aty se nuk kam mbaruar. Ose ngrihu rri në këmbë. A e di ti se ai gjithë jetën e vetë e ka kaluar nëpër burgje? A ke ndonjë lloj ndjenje njerëzore? Ke filluar prej kohësh të thuash “non-grata”, po ti shih njëherë non-gratat e tua. Ti di të lexosh shqip dhe anglisht. Lexo njoftimin e DASH të thesarit. Kjo do të tregonte ty si properëndimor. Flet ti për mbështetjen e të përndjekurve dhe hapjen e dosjeve. Po pse e nxjerr këtu si ndonjë lloj virtyti?

Rama: The shumë gjëra, që e shava atë (Tomorr Alizotin), ndërkohë që unë nuk e shava fare. Me kë të parë e ke, nëse e ke me tim atë, atëherë është ai që im atë është përpara veprës të së cilit të gjithë ju shkoni dhe përthyeni kërbishten atje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular