Nga Ylli Manjani.
Një pyetje kam për të gjithë “dashnorët” e dialogut, më së pari për ambasadat e huaja, kur dhe ku zhvillohet ky dialogu?! Kush e thirri dialogun që s’vajti opozita?! Deri tani dimë që Kryeministri ka shkruar 7 letra, por askund nuk gjendet një informacion i tillë.
Pavarësisht se detyrohesh të lexosh përrenj me helm e mllef, prap nuk ka asnjë ftesë me datë, orë e vend për tryezë. U bë pak bajate kjo puna e dialogut, ku të gjithë e kërkojnë e askush nuk e thërret.
Kësaj në shqip i thonë: m’ka çu nana me la gojën. P.S. Të paktën ambasadat nuk “shqetësohen” më për shkatërrimin e pronës publike të shqiptarëve, pronë të cilën e paguajnë po shqiptarët edhe kur nuk e shkatërrojnë vetë… Bash na patën hapë barkun me ato deklaratat se “po shkatërrohet prona publike”, që s’është e shteteve që ata përfaqësojnë…