BallinaBotaErdogan: Nesër do telefonoj Putinin dhe Zelenskyn, kjo luftë duhet të marrë...

Erdogan: Nesër do telefonoj Putinin dhe Zelenskyn, kjo luftë duhet të marrë fund sa më parë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë të ditur sot se do të zhvillojë një bisedime telefonike me homologët e tij rusë dhe ukrainas Vladimir Putin dhe Vladimir Zelensky ditën e nesërme më 30 maj

Sigurisht, Rusia nuk do t’i shikojë pozitivisht këto gjëra (aderimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO). Rusia është para së gjithash, e shqetësuar për çështjen finlandeze. Pse? Sepse ky është një vend kufitar dhe prandaj nuk e mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO. Në fakt, Rusia nuk e mbështeti pranimin e asnjë prej vendeve skandinave në NATO”, citohet të ketë thënë Erdogan në kanalin televiziv NTV në një intervistë me gazetarët turq pas kthimit të tij nga një udhëtim në Azerbajxhan.

Ne ëndërrojmë që kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë në paqe sa më shpejt të jetë e mundur, por duket se ngjarjet po zhvillohen negativisht çdo ditë që kalon. Të hënën do të kem biseda telefonike si me presidentin e Rusisë dhe Presidentin e Ukrainës Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje palëve që të përdorin kanalet e dialogut dhe diplomacisë”, tha lideri turk.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular