Prokuroria e Posaçme ka dhënë këtë të mërkurë pretencën për disa prej te pandehurve te operacionit “Shpirti”.
Burime bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar:
Ilirjan Ducellari 20 vite burg
Mariglen Ducellari 18 vite burg
Aurel Kalari 15 vite burg
Kleo Piro Bregu 15 vite burg
Organ Ducellari 15 vite burg
Julian Bejdollari 15 vite burg
Rexhino Mucaj 15 vite burg
Alban Koshi 15 vite burg
Arrestimi i këtyre personave erdhi pas finalizimit të operacioni antidrogë të titulluar “Shpirti”, që u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali. Operacioni u krye pas një hetimi italo-shqiptar disavjeçar, në lidhje me trafikimin e tonelatave të kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.
Në këtë dosje u përfshi edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota, të cilin SPAK-u e mori të pandehur për shpërdorim detyre, ish-shefi i Antitrafikëve Ilirjan Balla, si dhe dy ish-badigardët e Saimir Tahirit, në kohën që ky i fundit ishte ministër i Brendshëm, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani në muajin gusht që lamë pas. Për Dedën dhe Markun është ngritur gjithashtu akuza e trafikut të drogës.
Operacioni ndërkombëtar antidrogë, u realizua njëkohësisht në 4 shtete dhe u finalizua në muajin korrik 2022 me 28 të arrestuar, ndërkohë që për të njëjtin hetim ishin arrestuar më herët edhe 10 persona të tjerë. Arrestimet u bënë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë. Hetimet për këtë çështje nisën në muajin maj të vitit 2019 dhe zgjatën deri në janar 2021.