Aktivistja Evi Kokalari vijon akuzat për lobimet në Këshill dhe Kryesi.
Pasi e akuzoi publikisht deputetin Belind Këlliçi për lobime në Këshill, Kokalari siç kishte paralajmëruar ka publikuar edhe listën e lobimit të këtij të fundit dhe të rinjve të FRPD-së në Këshill.
Ajo ka publikuar një listë me numra ndërsa sqaron se çdo emër në fletën e votimit kishte një numër.
Sipas saj, 29% e Këshillit të zgjedhur vjen nga kjo listë. Zonja Kokalari paralajmëron se akoma më shumë do zbulojë lidhur me këtë.
“Kjo është lista e lobimit për Këshillin në 30 Prill. Është qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkëpunëtore të ngushtë të Belind Këlliçit pikërisht ditën e votimit.
Për sqarim, çdo emër në fletën e votimit kishte një numër.
Ky nuk është thjeshtë lobim por orientim klanesh.
Nga 67 personat të listës, 43 janë sot pjesë e Këshillit Kombëtar. Kjo përbën 29% të Këshillit të zgjedhur.
Disa nga këta 43 vetë, u futën me votën e lirë ose të lobuar, të tjerë me kuotën e rinise që është vetëm 15%.
Ky i fundit thotë që ka fuqizuar Forumin Rinor me aktet e tij. Në fakt ai ka fuqizuar vetëm klanin e tij, ndryshe në Këshill me kuotën do kishin hyrë të rinjtë me numrin e votave më të larta nga lista e atyre që nuk arritën të kualifikoheshin, dhe jo të besuarit e Belindit.
Këto që them më lart janë vetëm maja e allkunajës.
… më shumë në vazhdim.”- shkruan Kokalari.
Kokalari prej disa ditësh ka nisur një sulm ndaj Belind Këlliçit dhe të rinjve të FRPD-së duke pretenduar se është manipuluar Këshilli Kombëtar prej tij, për shkak të lobimit të tyre për t’u futur në Këshillin Kombëtar.