BallinaEkonomiÇmimet e naftës rriten sërish në 248 lekë/litër, po i afrohen maksimumit...

Çmimet e naftës rriten sërish në 248 lekë/litër, po i afrohen maksimumit historik

spot_img
spot_img

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rritje ditën e sotme, duke arritur në 248 lekë, sipas njoftimit të Bordit të Transparencës. Vendimi i Bordit vjen pas shtrenjtimit të naftës në bursa në rreth 120 dollarë për fuçi, pasi Bashkimi Europian vendosi që të ndalojë furnizimet me naftën ruse, përveç karburantit që vjen përmes tubacioneve tokësore.

Në krahasim me vendimin e fundit, të datës 27 maj, nafta është rritur me 9 lekë për litër.

Benzina do të tregtohet me 244 lekë për litër, nga 237 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm.

Gazi ka mbetur në nivelet e 90 lekë për litër.

Nafta po arrin sërish afër nivele maksimale historike prej 260 lekësh, nivel që u shënua në fillim të marsit, kur nisën sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkaktuar probleme në zinxhirin global të furnizimit. Pas rritjes së fortë dhe protestave për shtrenjtimin e karburantit u krijua Bordi i Transparencës, që fikson në mënyrë periodike çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta aktualisht është 30% më e shtrenjtë.

Sipas vendimit të Bordit:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular