BallinaKryesore“Koha për ndryshim”, ish-ambasadori Rajerson: T’i hapet rruga brezit të ri, Shqipëria...

“Koha për ndryshim”, ish-ambasadori Rajerson: T’i hapet rruga brezit të ri, Shqipëria të çlirohet nga fantazmat e të kaluarës

spot_img
spot_img

Ish-ambasadori i parë i SHBA në Shqipëri pas rënies së komunizmit, Uilliam Rajerson, shprehet se në Shqipëri ka ardhur koha për ndryshim, ashtu siç ndodhi në vitin 1991, kur ra komunizmi.

Me rastin e 30-vjetorit të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, ish-ambasadori amerikan thekson se ka reflektuar për zhvillimet në Shqipëri gjatë këtyre 31 viteve, ndërsa shton tashmë është e qartë se një brez i ri shqiptarësh është gati dhe i etur për të shkruar kapitullin e ri të historisë së Shqipërisë.

Mesazhi i plotë:

Ndërsa po i afrohemi, këtë muaj, një tjetër përvjetori të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, kam reflektuar për zhvillimet në Shqipëri gjatë këtyre 31 viteve në vijim. Armiqësia zyrtare ndaj SHBA-së aq e dukshme më parë, ishte fshirë e zëvendësuar me miqësinë e ripërtërirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e cila vetëm është forcuar nga viti në vit.

Që atëhere, Shqipëria i është bashkuar NATO-s, ulet afër Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe ka kryer punën e vështirë dhe të nevojshme për të hyrë në Bashkimin European.

Tani, pas 31 vitesh, është e qartë se një brez i ri shqiptarësh është gati dhe i etur për të shkruar kapitullin e ri të historisë së Shqipërisë.

Më jep zemër që këta të rinj e kuptojnë se Washingtoni mbështet fuqimisht përparimin drejt promovimit të të drejtave por edhe të përgjegjësive që priten nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, forcimin e pushtetit të ligjit, dhe eliminimin e korrupsionit.

Koha ka ardhur përsëri për ndryshim. Ashtu si ishim me ndryshim-bërësit e vitit 1991, unë dhe miqtë e tjerë amerikanë të Shqipërisë jemi tani me këtë brez ndryshim-bërësish.

Ka ardhur koha që brezi i vjetër t’ia hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të të kaluarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes.

U uroj atyre çdo sukses, ndërsa udhëheqin përpara vendin me të cilin rashë në dashuri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular