Një shqiptar 50-vjeçar ka humbur jetën sot rreth mesditës në një kantier anijesh në Amaliapoli, Almyros në Greqi.
50-vjeçari shqiptar po kryente punime saldimi në një anije dhe teksa ishte i hipur në një vinç, u rrëzua nga një lartësi prej rreth 15 metrash, me pasojë vdekjen tragjike te tij.
Ai u transferua menjëherë në Qendrën Shëndetësore Almyros, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera nga policia në Almyrou, u arrestuan dy banorë të zonës, përkatësisht përfaqësuesi ligjor 62-vjeçar i kompanisë dhe drejtuesi teknik 60-vjeçar pasi nuk morën masat e nevojshme të sigurisë me pasojë vdekjen fatale të punëtorit.
Të dy u lanë të lirë me urdhër të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Volos.