Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Gazment Bardhi u shpreh se ai do të jetë sekretari i përgjithshëm i partisë deri në vitin 2023.
Ai tha se në momentin që sqarohet çështja e legjitimitetit detyra e institucioneve të partisë është që të realizojmë bashkimin e partisë dhe t’i japim fund konfliktit.
Bardhi: Nëse shkon sot merr një vendim se kush është sekretari i përgjithshëm i PD-së deri nën 2023 del se është Gazment Bardhi sepse unë jam zgjedhur. Jam zgjedhur me një mandat që përfundon për 4 vite si i zgjedhur. Jam shkarkuar për një gjë që nuk jam zgjedhur.
Në momentin që sqarohet çështja e legjitimitetit detyra e institucioneve të partisë është që të realizojmë bashkimin e partisë dhe t’i japim fund konfliktit. Sot ka anëtarësisë së PD-së që kanë qenë përballë meje dhe me ta nuk bashkëpunoj kurrë