Plagosja e Nuredin Dumanit/Gazetarja: Ka ende një plumb në mushkëri, mjekët thonë se nëse e heq, nuk mbijeton

2
172

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ende ka plumbin në mushkëri pasi mbeti i plagosur gjatë një atentati në Papër të Elbasanit.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala deklaroi se nëse Dumanit i hiqet plumbi nga mushkëria, atij i rrezikohet jeta.

“Nuredin Dumani ka folur orë të tëra i regjistruar me  audio dhe video, sepse duke qenë se plumbi mundi të rrezikojë jetën nga momenti në moment. Dumani e ka plumbi në mushkri dhe nëse plumbi hiqet mjekët thonë se ai nuk mbijeton dot. Kështu që ai do të jetojë me plumbin në mushkri sa të ketë jetën”,-tha Lala.

Nuredin Dumani mbeti i plagosur në Papër të Elbasanit më 29 mars. Fillimisht u njoftua nga policia për BMË-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021.

Pas plagosjes, Nuredim Dumani u fsheh në një pallat 8-katësh në lagjen Apollonia në Fier. Ai fshihej në një banesë në katin e 4, ku bashkëjetonte me një vajzë nga Kosova. Policia u vu në gjurmët e NUredin Dumanit të cilin e arrestoi një ditë më pas.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: startnews.news/2022/06/03/plagosja-e-nuredin-dumanit-gazetarja-ka-ende-nje-plumb-ne-mushkeri-mjeket-thone-se-nese-e-heq-nuk-mbijeton/ […]

Comments are closed.