BallinaAktualitetDorian Teliti: Ekonomia po shkatërrohet nga Rama dhe oligarkët. PD gati planin...

Dorian Teliti: Ekonomia po shkatërrohet nga Rama dhe oligarkët. PD gati planin e rimëkëmbjes

spot_img
spot_img

Nga Dorian Teliti

Kryeministri i propagandës rrënoi Shqipërinë në bashkëpunim me oligarkët e kriminelët.
PD KA GATI PLANIN EMERGJENT TË RIMËKËMBJES EKONOMIKE.

Erdhi me premtime propagandistike në pushtet e po ikën si arkitekt i shkatërrimit. Edi Rama u premtoi shqiptarëve 300 mijë vende pune, shëndetësi falas apo ulje të varfërisë, por bilanci i 6 viteve qeverisje janë rrënim për shqiptarët, për të cilët RRITI:
Varfërinë, papunësinë e pasigurinë, cmimin e karburantit, cmimin e energjisë, taksat e tatimet që sollën falimentin e 77mijë bizneseve.
Me politikat tij Rama bëri që jo vetëm me qindra mijëra shqiptarët të braktisin vendin por edhe investitorët e huaj ta shohin vendin tonë si zonë rreziku për investimet e tyre.
Këto janë mjaftueshëm arsye që ai, arkitekti i rrënimit, të largohet një orë e më parë.

Partia Demokratike ka gati planin e rimëkëmbjes së ekonomisë duke sjellë ofertë konkrete për shqiptarët:
1. Ulje me 30 lekë/litër të cmimit të karburantit.
2. Ulje të cmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin. Rifutje të fashës mbrojtëse për 300 kw e parë me cmim 8.3 lekë/kwh.
3. Përjashtim nga skema vjetore e TVSH-së për cdo biznes me xhiro nën 14 milionë lekë në vit. Me pullën në xham STOP inspektorëve abuzues dhe të korruptuar.
4. Tatim fitimi 9%, duke krijuar mundësi reale për biznesin e madh të hapë vende të reja pune.
5. Dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë. Tarifa zero bachelor dhe master për rreth 90% të studentëve. Bursa vjetore për studentët në nevojë dhe 32 milionë dollarë investime shtesë në vit për infrastrukturën konviktore dhe akademike. Trajnime dhe përgatitje reale për tregun e punës sipas “modelit gjerman dual” të arsimit profesional.
6. Rritje të ndjeshme të pensioneve dhe energji elektrike falas deri në 200 kw/muaj për familjet me ndihmë ekonomike.

Kjo është e vetmja skemë që do të mund ta nxjerrë vendin nga gremina ku ka rënë nga keqqeverisja e Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular