BallinaAktualitet“E morën popullin në qafë”/ Qytetarët nisin protestën kundër rritjes së çmimeve,...

“E morën popullin në qafë”/ Qytetarët nisin protestën kundër rritjes së çmimeve, marshojnë drejt Kryeministrisë

spot_img
spot_img

“Pilafi s’mban më ujë”! Mbi këtë slogan është thirrur nga shoqëria civile protesta për rritjen e çmimeve. Protesta e paralajmëruar në orën 18:00 ka nisur në “Sheshin Skënderbej” e nga aty, qytetarë kanë marshuar për te Kryeministria.

Me pankarta në duar qytetarët janë mbledhur duke kërkuar masa nga qeveria.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri Gazetari Osman Stafa raportoi se shumica e protestuesve janë të rinj, nxënës dhe studentë.

Qytetar 1: Duhet të ngrihet gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburantit, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë.

 

 

Qytetar 2: Të ulet çmimi i karburantit se nuk po mundemi të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 viteve. Kërkojmë të ulet çmimi i karburantit, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime.

Qytetare 3: Ne po fillojmë të organizohemi sërish. Situata është e rënduar, ka rritje të çmimeve të shportës së ushqimeve, të ardhurat të njëjta.

Qytetarët u shprehën dje për mikrofonin e News24 se do të marrin pjesë në protestë, ndërsa shtuan njëzëri se rritja e çmimeve e ka bërë të përballueshme jetesën e tyre. Kategoritë pjesëmarrëse në protestë do të jenë nga më të ndryshmet, duke nisur me studentët e përfunduar me moshat e treta, që kërkojnë rritje të pensioneve.

Qytetarët, kishin edhe një mesazh për qeverinë dhe sipas tyre, keqqeverisja ka bërë që shumë të rinj të braktisin vendin, në një kohë që mund të ndërtonin të ardhmen në vendin e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular