Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mengjesit të së martës në ambientet e jashtme të një biznesi privat në afërsi të rrugës Transballkanike. Momentalisht dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë eksplozive.
Policia ka shoqëruar dy persona të dyshuar për ngjarjen. Në vendgjarje ndodhen efektivë të policisë për të sqaruar rrethanat e këtij shpërthimi. Por policia ende nuk ka dhënë detaje për shpërthimin që ka tronditur të gjithë zonën.