Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se një vend i BE-së si Hollanda ka kërkuar rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Berisha ka akuzuar për këtë, kryeministrin Edi Rama, i cili me qeverisjen e tij e ktheu Shqipërinë “në dele të zezë”.
Në mesazhin e publikuar në Fb sot, Berisha shkruan: “Komisioni Europian njoftoi dje se ka marrë kërkesen e paraqitur nga qeveria hollandeze për rivendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë dhe do t’ua dërgojë për shqyrtim, vendeve anëtare dhe Parlamentit Europian.
Zëdhënësja e Komisionit tha se Shqipëria është vendi i parë për të cilin kërkohet nga një vend anëtar, rivendosja e vizave. Po shtoj këtu se nga liberalizimi i vizave me BE, kanë përfituar dhjetëra vende jashtë hapësirës së Shengenit.
Miq, le të urojmë që kjo kurrë të mos ndodhë. Por një gjë është e sigurtë, se Edvin Kristaq Krimi me narkoshtetin e tij ka shndërruar Shqipërinë në një dele të zezë.Shikoni si fliste në parlament për këtë çështje dy javë më parë, Edvin Kristaq Krimi!”