BallinaKronikeArrestohen 12 tutorë shqiptarë, torturonin 20 vajza në prostitucion, 300-400 euro fitim...

Arrestohen 12 tutorë shqiptarë, torturonin 20 vajza në prostitucion, 300-400 euro fitim në natë

spot_img
spot_img

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit “Fossalta”  që ka zhvilluar mëngjesin e sotëm në Modena. Dy banda shqiptare rivale me njëra- tjetrën u shkatërruan: 12 urdhra arresti u lëshuan ndaj shqiptarëve që shfrytëzonin për prostitucion 20 vajza nga Shqipëria dhe Ukraina në rrugën Emilia est. Këto banda po ashtu merreshin edhe me tregtinë e drogës në zonë.. Kliko për videon.

Gjatë hetimeve u zbulua se 20 vajzat detyroheshin me metoda të dhunshme të punonin në rrugë ose në shtëpi që nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në agim. Ato ishin të moshës 20-35 vjeçe, disa prej tyre të fejuara me tutorët e tyre, siç është zakon ndërmjet kriminelëve shqiptarë.

Vajzat ishin pa dokumente qëndrimi. Ato vinin në Itali me viza të rregullta turistike 90-ditore dhe një ditë para mbarimit të afatit, ktheheshin në Shqipëri. Më pas, riktheheshin me një vizë të re dhe ishin brenda rregullave.

Klientët josheshin në rrugën Emilia est, por marrëdhëniet seksuale kryheshin në apartamentet e zonës ose në lagjen San Damaso.

Tutorët i shoqëronin vajzat dhe i mbanin nën vëzhgim. Edhe klientët mbaheshin nën vëzhgim dhe një prostitutë informonte se cila qe natyra e marrëdhënies që kërkonin klientët.

Hetuesit kanë llogaritur një fitim prej 300-400 eurosh në natë nga secila femër, shumë që përfundonte në xhepat e shfrytëzuesve.  Xhiroja mujore e fitimit të tutorëve ishte 180 mijë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular