BallinaSocialeProvimi i maturës i biologjisë kthehet në ankth për maturantët/ Shpërthejnë të...

Provimi i maturës i biologjisë kthehet në ankth për maturantët/ Shpërthejnë të inatosur në rrjet ndaj mësueses, e kërcënojnë me jetë

Provimi i fundit i maturës është kthyer në makth për hartuesen e testit të biologjisë. Fotoja e saj me emrin dhe mbiemrin e pozicionin është shpërndarë në rrjete sociale me thirrjet ‘Le ta vrasim’.

Maturantët që kishin zgjedhur biologjinë mes 11 programeve në listën e lëndëve me zgjedhje, inatin dhe pakënaqësitë për pyetjet që pretendojnë se janë jashtë programit, i kanë shprehur me mllef online.

Përveç ankesave për keqformulimin e ushtrimeve dhe paralajmërimin për protestë të hënën përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar ripërsëritjen e provimit, të rinjtë virtualisht teksa zbulojnë të dhënat e mësueses që ka përgatitur provimin e biologjisë, e kërcënojnë atë me jetë.

Komentet bullizuese në rrjetet sociale si TikTok, Instagram dhe Facebook janë të shumta, si dhe shumë adoleshentë me fytyrë nuk ngurrojnë të ofendojnë hartuesit e provimeve.

 

 

Ministria e Arsimit u sinjalizua nga Top Channel për përmbajtjen e videos të publikuar në TikTok apo Instagram, por nuk mori asnjë reagim deri pasditen e së dielës.

Teksa, edhe vetë Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është përballur në numrin e saj të telefonit me mesazhe fyerjeje ku fajësohet për dështim të hartimit të provimeve si dhe lejimit të kopjimit e mbajtjes së telefonave për nxënësit me mik.

Por i vetmi reagim i saj është në ditën e provimit, ku po virtualisht me një status në Facebook shkruante se i ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e maturantëve e se po vlerësohej sërish cilësia e testit./Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular