BallinaAktualitetVIDEO/ Dy apartamente me qera i ktheu në bazë armatimesh, kush është...

VIDEO/ Dy apartamente me qera i ktheu në bazë armatimesh, kush është 25-vjeçari që u arrestua së bashku me partneren (EMRAT)

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës ka zbuluar dy baza të vërteta armësh në kryeqytet, teksa ka arrestuar dy të rinj që i posedonin ato. Në pranga kanë përfunduar 25 vjeçari Kristjan Gjini dhe shoqëruesen e tij 22 vjeçe, Françeska Kolgjegja.

Ata janë ndaluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Ruger”, ndërsa fillimisht kanë rënë në sy të efektivëve të repartit “Shqiponja”, pasi 25-vjeçari dhe partnerja ishin duke lëvizur me makinë në bulevardin “Gjergj Fishta”, me Gjinin që mbante me vete një armë zjarri.

Më pas policia zbuloi se Kristijan Gjini kishte marrë me qera dy ambiente në një kompleks rezidencial në kryeqytet. Një prej tyre ishte banesa ku ai jetonte, ndërsa apartamenti tjetër përdorej nga vajza e arrestuar.

Policia zbuloi në të dy apartamentet arsenalin ushtrak që përbëhej nga: 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ruger”. Operacioni, i zhvilluar nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohen 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin armët dhe sendet e tjera të paligjshme, në ambientet e banesave të tyre.

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘Ruger”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. Gj., 25 vjeç dhe F. K., 22 vjeçe, aktualisht banues me qira, në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. Gj., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në 2 banesa të ndryshme, të marra me qira nga ky shtetas (në njërën prej të cilave jetonte shtetasja F. K.), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 armë zjarri pistoleta, 2 armë zjarri automatike, 4 silenciatorë, 7 maska, 2 radio si ato të Policisë, një thikë, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, fishekë të kalibrave të ndryshëm, dorashka, krehra, dokumente të dyshuara të flasifikuara, targa të huaja dhe 2 automjetet që përdornin shtetasit e arrestuar.

Po punohet për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular