BallinaAktualitetAfera e inceneratorëve/ A do mbarojë vetëm me Kokën dhe Bllakon? Lorenc...

Afera e inceneratorëve/ A do mbarojë vetëm me Kokën dhe Bllakon? Lorenc Vangjeli: Prokurorët pritet të veprojnë, zyrtarët i ka kapur frika dhe nuk hedhin dot asnjë…

spot_img

Analisti Lorenc Vangjeli thekson se hetimi për aferën e inceneratorëve ka ecur shumë më tepër se çfarë di publiku dhe se pritet veprimi i prokurorëve.

Duke folur në emisionin të Paekspozuarit, Vangjeli shpjegoi se sot zyrtarët kanë frikë të hedhin firma, për shkak të reformës në drejtësi.

Pjesë nga biseda:

Zoti Vangjeli, mendoni se këta të dy, Koka dhe Bllako janë vetëm, apo shkon më lart?

Lorenc Vangjeli: SPAK ka bërë hetime edhe përtej asaj që ne dimë. Hetimi ka ecur shumë herë më tepër, por ata nuk mund të flasin dhe nuk kanë lirinë që dyshimin… Ata veprojnë. Ne kemi lirinë të flasim. Ata kanë të drejtën të veprojnë. Ajo që di unë modestisht, është që hetimi ka kaluar përtej dyshimeve tona të momentit. Është tjetër perceptimi.

Ja hedhin këtij problemi me Kokën dhe Bllakon?

Lorenc Vangjeli: Nuk besoj se do të jetë deri këtu. Kjo lloj simbioze mes politikës dhe drejtësisë… Jemi mësuar në këto 30 vjet, që politikanët, të tregojnë me gisht drejtësinë dhe tu japin afate. Imagjinoni sikur Arben Kraja, të hyjë në mbledhjen e qeverisë dhe ti thotë kryeministrit, nuk më pëlqen se si ti qeveris. Kjo gjë na kërcet. Ajo që ka ndryshuar dhe po ndryshon me shumë vështirësi, jo me ritmet që duam, është që situata po ndryshon. Gjahtarët e djeshëm po shndërrohen në pre. Kam besim që do të ndëshkohen. Sot njerëzit që firmosin në Tiranë kanë frikë. Nëse do të ishe kjo klimë edhe më parë, shumëçka do të bëhej ndryshe.

Armand Shkullaku: Sot çdo ditë po dalin denoncime për tendera rrugësh. Po firmosin çdo ditë, sepse the kanë frikë…

Lorenc Vangjeli: Që Shqipëria ka probleme me korrupsionin nuk e fsheh dot askush. Perceptimi im është ndryshe në këtë mes. Do të godasin por nuk e di deri ku do të shkojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular