BallinaBotaJa çfarë po ndodh.. Gruaja Zelensky-t shkon me "mision" në SHBA

Ja çfarë po ndodh.. Gruaja Zelensky-t shkon me “mision” në SHBA

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Deri më tani, Zelenska ka zhvilluar një takim me sekretarin e shtetit Antony Blinken, ndërsa pritet të takojë dhe homologen e saj Jill Biden. Megjithatë, në agjendë nuk është i përfshirë një takim me presidentin e SHBA-ve, i cili ka refuzuar të vizitojë dhe Ukrainën me nisjen e luftës me Rusinë.

Zelenska pritet që gjatë ditës së sotme t’i drejtohet me një fjalim dhe Kongresit amerikan, ashtu siç 4 muaj më parë, bëri dhe bashkëshorti i saj, por virtualisht

Zelenska nuk ka post zyrtar në Qeverinë ukrainase, megjithatë pas gati pesë muajve të luftës, Kievi është në kërkim të ndihmës më të madhe nga SHBA-ja dhe Zelenska ka marrë rolin e diplomates.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular