Policia e Shkodrës ka arrestuar 14 efektivë policie dhe ish-efektivë policie, si dhe punonjës dhe ish-punonjës.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, i cili raporton se 14 të arrestuarit janë të dyshuar për abuzim me një tender.
Bëhet fjalë për tenderin për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në Malësi të Madhe para 4-5 vitesh. Siç raporton gazetari Nikshiqi, tenderi kishte vlerën e 2 milionë lekëve të vjetra.