Drejtori i Zyrës së shtypit të PD-së Alfred Lela i ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar ndryshimin e emrit të LSI-së, e cila nga sot do të quhet Partia e Lirisë.
Lela tha se ndryshimi i emrit ishte gjetje pasi ka të bëjë shumë me marketingun politik.
Pjesë nga biseda:
Lela: Në kuptimin e marketingut politik mu nduk gjetje kjo e Partisë së Lirisë. Simbolikë është, por edhe simbolika merr një peshë.
Xhafo: E kreu misionin tha Ilir Meta.
Lela: Gjeti një mënyrë për të justifikuar ardhjen. Ne të gjithë e kemi thënë se ei rrinte ngushtë ai kostumi i presidentit.
Xhafo: Po dëshira për një mandat të dytë si president.
Lela: E ka kushtetuta që pas 25 vitesh.
/Abcnews.al/