BallinaKryesoreA ke marrë urime nga diplomatët në Tiranë? Meta: Nuk dua vota...

A ke marrë urime nga diplomatët në Tiranë? Meta: Nuk dua vota dhe përkrahje nderkombëtare! Ja cili është shqetësimi im më i madh

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse ka marrë urime nga diplomatët ndërkombëtarë në Tiranë për ndryshimin e emrit të LSI-së.

Në një konferencë për mediat, Meta nuk dha një sqarim të qartë nëse kishte marrë mesazhe, por ai shtoi se nuk ka nevojë për vota dhe reagime nga ndërkombëtarët.

Meta tha se shqetësimi i tij më i madh, është mungesa e reagimit të partizanëve të reformës në drejtësi për skandalet e qeverisë.

Meta: Nuk kam asnjë shqetësim nëse ka ose jo reagime. I vetmi reagim është kur nuk reagojnë partizanët e reformës në drejtësi për skandalet në qeveri. Janë afera që i kam bërë të ditura me letra në dorë. Nuk pres të marr asnjë votë nga ndërkombëtarët.

Nuk dua kurrë as vota e as përkrahje. Çdo detyrim i Shqipërisë do plotësohet në mënyrë të shkëlqyuer ndaj Partia e Lirisë. Çdo detyrim i NATO-s. Të gjitha këto do plotësohen në mënyrë të shkëlqyer. Janë të tjerë ata që i përfshijjnë në politikën e brendshme dhe duan të bëjnë politikë duke spekuluar me miqtë tanë. Duke mos përmbushur detyrimet e NATO-s.  

Ndërkohë, Meta ka treguar dhe 2 gabimet e vetme të LSI-së.

Meta: Nga integrimi, nga zbatimi i rregullave, nga e vërteta, nga standardet e shtetit ligjor, e ka kthyer Shqipërinë në një bankomat për xhepin e tij dhe një bandë. Siç është ajo banda e qeveritarëve se nuk janë ata personat, viktimat që kanë firmosur. Të vetmet vendime që unë gjej shumë të papranueshme nga ish-lidershipi i LSI-së, ishte djegia e mandateve dhe çështja e zgjedhjeve vendore. Dënimi për ta është që të angazhohen 20 herë më shumë në luftën kundër korrupsionit. Afera e doganave, aferës së tatimeve, rrugëve. Banda e rrugëve është një bandë tjetër. Do merrem në mënyrë të veçantë me atë, pasi i di mirë kostot e rrugëve. Me gjithçka tjetër. Kjo është vetëm në interesin e qytetarëve dhe financave publike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular