BallinaAktualitetReforma territoriale si pazar i ish mazhorancës së 2013. Pse qarku Berat...

Reforma territoriale si pazar i ish mazhorancës së 2013. Pse qarku Berat me 6 bashki? I Duheshin Metës…

spot_img
spot_img
Nga Skerdjan Dhuli

Reforma territoriale si pazar i vjetër i ish mazhorancës së 2013.
Qarku i Beratit pavarësisht se në numër banorësh është më i vogël se qarku Lezhë, Berati ka 6 Bashki, Lezha 3.
Madje Skrapari është ndarë në 2 bashki: Skrapar dhe Poliçan. Ndërsa Shkodra është një bashki.
Po pse qarku Berat me 6 bashki ?
Sepse ish aleatit të Edi Ramës në 2013 i duheshin bashkitë e qarkut Berat si pjesë e pazarit me Ramën. “Ku fiton PD sa më pak bashki, ku fitojmë ne, e ndajmë tortën sa më shumë pjesë…”
Vini re;
Qarku Gjirokastër ka 7 bashki. Ama qarku Durrës ka 3.
Po pse Gjirokastra 7 ? Sepse aty fitonte PS. Por qytetin e donte ish aleati i Edi Ramës për kandidaten e tij. “Heqim Nepravishtën ja bashkojmë Libohovës, kështu edhe në Gjirokastër nuk e rrezikojmë fitoren, edhe në Libohovë thyejmë shumicën e PD…”
Fieri është Bashki gjigande. Po pse e tillë ?
Sepse po të hiqnin Levanin me fshatrat përreth tij, aty fitonte PD. Atëherë si e zhdukim PD këtej ? E fusim në hambarin eadh të Fierit edhe asgjësohet vetë.
E njëjta logjikë në Sarandë.
Në qytet gjithmonë balancat lokale i kanë vendosur emrat e përveçëm.
Atëherë si fionte PS ?
Marrim Ksmailin e biem në Sarandë edhe ja erdhi fitorja.
Për ti bërë qejfin ish aleatit tjetër të Ramës asokohe, PDIU, shpikën Bashkinë Konispol.
E dini cilat janë të ardhurat e vetme që siguron sot ajo bashki ?
Vetëm pagesat e kullotave dimërore që bëjnë çobanët e bagëtive.
Pra bashki e falimentuar.
Trajtova këto raste si ilustrim i pazareve të fëlliqura në kurriz të PD nga ata që pasi erdhën në pushtet në 2013, blenë edhe 2 deputetë nga partia republikane që të kapnin nr 84 vota (në fakt bënë 85) sepse ishte pikërisht plani i luftës ndaj PD.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular