Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se populli shqiptar ka dalë në rrugë sepse ka fëmijët pa bukë dhe kjo është dhuna e vërtetë, jo ajo që qeveria po pretendon se po i bëhet procesit zgjedhor nga opozita.
Sonila Meço: Është dhuna mënyra e duhur për të rrëzuar sistemin?
Gent Strazimiri: Është një popull i revoltuar që ka dalë në rrugë. Nuk është një popull që ka dalë për të ndaluar gjuetinë e dhelprës së kuqe. Është një popull që ka dalë se i ka fëmijët pa bukë. Është një popull që shtohet dhe është në rritje. Ajo që quhet dhunë është ajo që deri në 1 janarin e viti 2018 ishte festa për të festuar vitin e ri. Nuk do ta quaj dhunë. Dhunë është t’i lesh tjetrit fëmijët pa bukë. Dhunë është që nga 12% papunësi ta çosh në 43.7% mjerim. Të vjedhësh në këtë mënyrë sic kanë vejedhur me koncesion dhe me PPP. Dhunë është të shkleësh kushtetutën duke shfrytëzuar. Është pranuar publikisht nga Vangjush Dako, po unë jam supermeni dhe shfrytëzoj influencat në zonën time dhe nëpërmjet tyre mbledh votën.