BallinaKryesoreErl Kodra: Koha që Edi Rama të rrëzohet është tani. Operacioni që...

Erl Kodra: Koha që Edi Rama të rrëzohet është tani. Operacioni që filloi me PD duhet të vazhdojë me PS

Nga Erl Kodra
Që prej 25 Prillit 2021, Shqipëria ka hyrë në një hulli zhvillimesh të jashtëzakonshme, që nuk kishin ndodhur kurrë më parë që prej rënies së diktaturës komuniste. Nëse në vitin 1990 diktatura ra për shkaqe tashmë të njohura historike, në të vërtetë, pas 25 Prillit filloi rënia e klasës politike që kishte drejtuar vendin për tre dekada. Por duke qenë se konteksti nuk është i njëjtë, rrethanat po ashtu, rënia e sotme është e një natyre të ndërthurur dhe të komplikuar, që në vetvete ngërthen fort interesa të brendshme dhe të jashtme, duke e kthyer procesin në një operacion kompleks, që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë përëndimor.
Le të sqarojmë njëherë e mirë se të ishte për ne, domethënë votuesit shqiptarë, ne do të vazhdonim të ngërthyer në show-n që na servirë Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha dhe dishepujt e tyre në Partinë Socialiste, Lëvizjen Socialiste për Integrim (Partia e Lirisë) dhe Partinë Demokratike. Kaq është takati ynë dhe zgjuarsia jonë si shoqëri; ne jemi të paaftë të kapim ritmin e zhvillimeve, ne mbytemi në gënjeshtrat që na servirin si të vërteta të epërme, ne jemi pengje të mediave mashtruese, pengje të gjithfarësoj nostalgjive – pengje të parellinjëve hajdutë, pengje të nostalgjive të kohëve të shkuara me ministra që kapërdisen dhe drejtorë që vranjë e kthjellin, pengje të “ndereve” që hajdutët na kanë bërë dikur, pengje të prokurorëve dhe gjyqtarëve, pengje të shefave të policisë që bashkëpunuan me ne në parcelat e drogës – përfundimisht – ne jemi pengje të historisë tonë kriminale 30 vjeçare.
Shqipëria që kemi sot është produkt i politikanëve “Made in Albania”. Nëse ka diçka të mirë që ka ndodhur këto 30 vite, padyshim nuk është meritë e këtyre politikanëve, por së pari është meritë e 4,5 milion shqiptarëve, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. 4,5 milion njerëz janë shumë, ata prodhojnë, jetojnë, konsumojnë, ndërtojnë, çlirojnë energji dhe mbijetojnë. Ndërsa të gjitha gjërat e këqija që i kanë ndodhur vendit në këto tre dekada mbajnë vulën e Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës dhe Edi Ramës, bashkë me dishepujt e tyre. Këta individë patën 32 vite kohë ta rregullonin Shqipërinë, të ndërtonin shtetit e së drejtës, të dënonin krimet e komunizmit, të kthenin pronën tek i zoti, të hartonin dhe të zbatonin politika zhvillimi të qëndrueshëm. Në fakt asgjë nga këto nuk ndodhi, sepse këta katër politikanë në vend të shtetit ndërtuan karikaturën e tij.
Por le të kthehemi tek fillimi i fundit – pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Ngjarjet para dhe pas 25 Prillit, në të vërtetë kanë krijuar idenë ose më mirë të thuhet bindjen tek një pjesë e qytetarëve se Shtetet e Bashkuara mbështesin pa kushte Edi Ramën, dhe se janë të gatshëm të sakrifikojnë opozitën dhe interesat e saj, demokracinë dhe shtetin ligjor në këmbim të stabilitetit politik. Fakti është se një pjesë e akteve dhe qëndrimeve të Ambasadores Yuri Kim, përfshirë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë të DASH, kanë forcuar tej çdo mase dyshimin dhe bindjen se këto akte kanë patur qëllimin e vetëm forcimin e Edi Ramës. Por pavarësisht qëllimit që mund të kenë patur, pavarësisht nevojës për stabilitet politik, ky qëndrim dhe mbështetja që i është dhënë këtij individi duhet të ketë një fund.
Dhe fundi duhet të jetë tani.
Është e pamundur të vazhdohet të mbështetet një politikan hajdut si Edi Rama, që e ka kthyer qeverinë në një bandë kriminale që vjedh hapur shqiptarët, që ka kryer një mal me krime ekonomike përgjatë 9 viteve të qeverisjes, që ka mbushur vendin me drogë në vitet 2014-2018, që ka ngritur në sistem vjedhjen dhe blerjen e votës, që ka kaparuar ekonominë kombëtare edhe për dekadat e ardhshme përmes PPP-ve korruptive, që ka çuar borxhin publik në rreth 100 %, dhe mbi të gjitha, që ka kapur çdo pushtet – institucional, ekonomik dhe mediatik.
Rreziku i mbështetjes së mëtejshme të një politikani si Edi Rama mund të rezultojë fatale për interesat tona dhe të aleatëve – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Hajdutëria duhet të ketë një fund, dhe kryehajduti është Edi Rama. Nëse ai nuk preket por vazhdon qeverisjen, në fakt ai do të vazhdojë vjedhjet, ashtu siç vazhdojnë pagesat për bandën e djegsave.
Edi Rama po mban në këmbë sistemin, dhe sa kohë që partnerët e mbështesin një hajdut si Rama, edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë të drejtë. Tashmë është e pakuptueshme që të mbeshteten më tej hajdutët e qeverisë, për më tepër në kushtet që ndodhet opozita. Përndryshe, rezultati do të jetë bumerang për interesat tona dhe të partnerëve tanë strategjik.
Përfundimisht, vazhdimi i statusquos përforcon dhe rritë ndenjat anti-përëndimore, ndërsa rrëzimi i qeverisë është rruga e vetme për të përmbushur objektivat për disa reforma jetike që kërkon vendi, si përshembull;
– negociatat me Bashkimin Europian,
– lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në qeverisjen e vendit,
– reforma territoriale dhe reforma zgjedhore
Ngjarjet që pasuan zgjedhjet e 25 Prillit në kampin e opozitës duhet të vazhdojnë me pozitën. Operacioni që filloi me Partinë Demokratike duhet të vazhdojë me Partinë Socialiste. Tek e fundit, hajduti Edi Rama nuk mund të krahasohet me asgjë dhe askënd – sepse është hajdut dhe kryeministër njëkohësisht. Kësaj gjendje duhet t’i jepet fund tani. Nëse operacioni ndërpritet, do të jetë plagë që kullon gjak në trupin e shoqërisë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular