Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku një 22-vjeçar është gjetur i pajetë.
Policia ka njoftuar se i riu është gjetur në breg të detit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar një infarkt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion parapra
Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.