BallinaAktualitetLija e majmunit/ Mjeku: Të lindurit para viteve ’80 janë të mbrojtur...

Lija e majmunit/ Mjeku: Të lindurit para viteve ’80 janë të mbrojtur nga kjo sëmundje! Ja arsyeja pse nuk janë të rrezikuar

spot_img
spot_img

Mjeku Arben Simaku ka deklaruar se personat e vaksinuar deri në vitet ’80-të për linë e zezë, janë të mbrojtur edhe nga lija e majmunit.

“Siç dihet është shpallur emergjencë globale, por ajo që duhet thënë është që për vendin tonë nuk ka vend për alarm, Shqipëria parashikohet vend me risk të ulët nga të dhënat tona dhe OBSH.

Deri në vitet 70-80, të gjithë personat para viteve 80 e kanë kryer vaksinën për linë e zezë, por ajo u shfaros, dhe këta persona që e kanë kryer kanë mbrojtje. Të lindurit para viteve 80”, shprehet ai për Tv Klan.

Shqipëria është mes tre vendeve që nuk kanë asnjë rast me linë e majmunit.

“Shumica e rasteve janë në Europë dhe shumica janë shfaqur një në një grup të popullatë me sjellje të caktuar. Në rajonin tonë janë tre vende pa asnjë rast, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, 5 raste në Serbi dhe 1 rast në Bosnje-Hercegovinë. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar.”

Ekspertët thonë se me daljen e vaksinës së lisë së majmunit, përveç personat e rriskuar mund të vaksinohen edhe kontakte  të ngushta me një të infektuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular