BallinaAktualitetLajm i mirë për shqiptarët, Shqipëria dhe Italia arrijnë marrëveshjen për pensionet...

Lajm i mirë për shqiptarët, Shqipëria dhe Italia arrijnë marrëveshjen për pensionet dhe…

Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi,” – shkroi Rama.

Më herët, ambasadori italian Fabrizio Buçi deklaroi për Euronews Albania se ka nisur të trajtohet çështja e pensioneve.

Ai tha se shqiptarët që jetojnë në Itali prej shumë vitesh nuk ju janë njohur pensionet dhe kjo situatë pritet të marrë zgjidhje brenda këtij viti

Lajmi është bërë me dije edhe nga Ministria e Jashtme përmes një njoftmi në Twitter.  Sipas MEPJ ky është një hap afër finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit që kanë punuar në të dy vendet.

“Nis punën Komisioni i përbashkët për njohjen e sistemit të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore, si dhe arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.Një hap afër finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit që kanë punuar në të dyja vendet”, shkruan ministria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular