BallinaOP EDShpagim i vonuar/nga Edlira Devolli

Shpagim i vonuar/nga Edlira Devolli

spot_img
spot_img

Nga Edlira Devolli Leka

Të ndërrosh emrin e subjektit politik nga LSI në Partia e Lirisë nuk do të thotë se shqiptarët harrojnë se je i njëjti që ke vjedhur aq sa të duhej bllok t’i mbaje shënim.

LSI dhe Ilir Meta janë gangrena e politikës shqiptare. Parti që ka funksionuar që në fillimet e saj me mekanizmin e blerjes së votës.

Kaq kontaminuese është kjo forcë politike sa dhe “Shtëpia e Lirisë” e përdori këtë mekanizëm në zgjedhjet e 6 Marsit.

Me shumë mundësi do të bashkohen nën siglën e re Partia e Lirisë. Kjo jo për faktin se duan të shpëtojnë Shqipërinë, se janë këta që e kanë denigruar deri në këtë pikë. Janë po këta që herë me sulme, herë me baltosje dhe herë me koalicione kanë bërë të pamundur e të pashpresë jetën e qytetarëve.

Të dy autorët e Shtëpisë së Lirisë kanë të njëjtën tezë, rithemelimin e partive që kanë udhëhequr. Me ato parti këmbyen pushtet, bënë pasuri, zhvatën sa mundën, e sollën vendin në gjendjen e rrudhur demografike, rinia rrugëve të botës, mosha e tretë me sy e mendje te fëmijët emigrant. Tani i flakin partitë që përdorën, po rithemelohen, po i rithemelojnë, po fshijnë gjurmët, po fshehin mëkatet duke pëdorur rithemelimin. Duan të na thonë nuk jemi ne ata të parët, tani jemi pa mëkate, me parti taze të reja, të pa konsumuar. Nuk ka pse na akuzoni për të shkuarën, ja ku e keni rithemelimin. Do e nisim nga e para që të ua heqim shtatë palë lëkurët. E për fat të keq turmat u vrapojnë nga pas. Mallkim i madh. E sigurt se në mos nga robi  nga Zoti do e kenë ndëshkimin, harrami do u dalë për hundësh, thjesht çështje kohe. Po shpagimi për ç’kanë vjedhur do u vijë një ditë.

Aq kanë vjedhur ndër vite sa ua kanë zbuluar anë e mbanë globit dhe janë graduar non grata.

Ka zëra jo pak të besueshëm se lista është e gjatë, ndaj do vrapojnë të hyjnë nën strehën e Shtëpisë së Lirisë apo partisë me të njëjtin emër.

Në historinë e pluralizmit të Shqipërisë  postkomuniste kemi parë bashkëpunime, ndarje e sharje mes treshes Berisha- Meta dhe Rama. Kanë qenë të dakordësuara apo të marrëdhënies dashuri-urrejtje, faktet e  tanishme bëjnë  më të besueshme të parën.

Tani kjo treshe po punon për fenomenin pandëshkueshmëri. Nëse shpëtojnë Berishën,  shpëton dhe Meta e Rama.

Deri tani e kanë shpëtuar njëri tjetrin dhe e kanë ruatjur duke ia bërë “mburojë” sulmet verbale.

Këta që japin jetën për Shqipërinë dhe që duan shqiptarët e kanë treguar ndër vite kush me firmat piramidale, e kush me vjedhjen e floririt.

Një me Gërdecin e tjetri me Vagonat fantazëm e bllokun 700 mijë €. Rama me kanabizimin e vendit, e listë të pafundme korrupsioni deri te mega-afera e inceneratorëve.

Dhe në solidarizim të fortë kanë mbështetur njëri tjetrin për pandëshkueshmëri.

 

Ajo që është  parë dhe është e qartë si drita e diellit është mbështetja që Berisha i ka dhënë Metës në vazhdimësi.

Në zgjedhjet e 2009 kur bashkëqeverisi me vetëm 4 mandate, LSI u forcua me para e pushtet. Me bekimin e Berishës LSI u hodh në krahët e koalicionin të 1 Prillit 2013.

Në zgjedhjet e 2013 LSI kishte “gllabëruar” një pjesë të mirë të strukturave dhe elektoratit të  PD dhe bashkëqeverisi me Ramën duke e sjellë vendin në këtë dehrexhe.

Sapo strukturat e PD e morën veten dhe  po qëndronin të bashkuara pas masakrës zgjedhore të Prillit 2021,  Berisha i përçau sepse i duhej e i duhet popull pas për çështjen personale.

Si pa të keq i hodhi në prehrin e LSI  për zgjedhjet e 6 Marsit 2022, ku nuk kursyen sharjet e ndarjet për demokratët e mendimit ndryshe dhe që nuk u larguan nga sigla e PD.

Tashmë po pagëzojnë emrin e partisë së re, të lidërve të vjetër e të plakur që kërrusën shpatullat e Shqipërisë postkomuniste, që vranë ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Europa dhe që vranë shpresën e shqiptarëve që dita ditës largohen nga ky vend i bekuar nga Zoti e i tranuar nga politika.

A thua nuk ka mundësi kjo Shqipëri të nxjerri lider të rinj, të pakorruptuar e vizionarë?

Apo çdo shpresë të re e mbysin komunistët Berisha -Meta e Rama?

E drejta dhe e vërteta kanë rrugë të gjatë por mbërrijnë. Do të vijë dta e shpagimit për gjithë ç’kanë vjedhur.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular