BallinaAktualitetDenoncimi i abuzimeve të administratës/Bujar Leskaj: Të mësojmë nga kurajo e qytetarëve...

Denoncimi i abuzimeve të administratës/Bujar Leskaj: Të mësojmë nga kurajo e qytetarëve të Vaut të Dejës

spot_img
spot_img
Këto ditë, banorët e bashkisë së Vaut të Dejës dorëzuan kallzim penal në Prokurorinë e Shkodrës, për kryetarin e tyre të bashkisë dhe për drejtuesen e Drejtorisë rajonale të Bujqësisë në Shkodër.
I akuzojnë se i kanë përjashtuar me pa të drejtë nga subvencioni i shtetit për naftën dhe se në vend të tyre që e punojnë tokën dhe duhet të gëzojnë naftë pa akcizë, sipas ligjit, drejtuesit e bashkisë kanë zgjedhur si përfitues familjarë të tyre, punonjës të drejtorisë së bujqësisë dhe të administratës në tërësi, si dhe qytetarë që nuk banojnë në Vaun e Dejës.
Ata theksojnë se ka përfitues të së njëjtës familje, si dhe syresh që kanë marrë naftë dy herë për të njëjtën tokë. Në kundërshtim me ligjin, në bashkinë e tyre nuk është bërë kontroll faktik në terren, për të verifikuar përputhshmërinë e vetëdeklarimit të përfituesve të subvencionit, si dhe nuk është publikuar lista e qytetarëve-fermerë të skualifikuar
Abuzime të tilla ka në të 61 bashkitë e vendit, por qytetarët e Vaut të Dejës patën kurajon të denonconin dhe të ndiqnin rrugën ligjore, pasi e panë se protestat e tyre përpara bashkisë nuk sollën asnjë rezultat. Ata janë vendosur ta çojnë kauzën e tyre në SPAK, në rast se Prokuroria e Shkodrës nuk vepron.
Sikur të gjithë qytetarët-fermerë në të gjitha rrethet dhe bashkitë e vendit, që privohen me abuzim të hapur nga e drejta e tyre legjitime për të marrë subvencionin shtetëror të naftës pa akcizë, pasi e punojnë tokën e tyre, të mësonin dhe të ndiqnin me kurajo rrugën e sivëllezërve të tyre të Vaut të Dejës, atëhere më shumë se treçereku i kryetarëve socialistë të bashkive duhej të ishte në ndjekje penale!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular