BallinaKryesoreNuk u ftua në eventin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Berisha: Kim më bëri...

Nuk u ftua në eventin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Berisha: Kim më bëri nder

spot_img

Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar edhe mbi faktin se nuk ishte i ftuar në ceremoninë e organizuar dje nga ambasada e SHBA-së për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri – SHBA.  I pyetur se si u ndje një ditë më parë që nuk ishte i ftuar në një organizim të zhvilluar nga ambasada amerikane Berisha tha se ishte i nderuar që nuk ishte krah figurave si Edi Rama dhe Taulant Balla.

“Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi. Me qëndrimet e saj ambasadorja Kim bashkë me Edi Ramën dhe mafian e George Sorosit ka dëmtuar më shumë se kushdo tjetër perceptimin dhe imazhin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për SHBA. Nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojave. Shpreh urimet më të mira të 100 vjetorit SHBA- Shqipëri për të cilat PD e Sali Berisha ka kontributet më të pakrahasueshme. Në këtë kontekst figura si Edi Rama dhe Taulant Balla turpërojnë Shqipërinë” tha Berisha sot ne konference per median.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular