BallinaPolitikeKreu i PLL Shpëtim Axhami: Moshapja e dosjeve ishte e qëllimshme dhe...

Kreu i PLL Shpëtim Axhami: Moshapja e dosjeve ishte e qëllimshme dhe e projektuar, u mbuluan shumë krime ç’njerëzore komuniste

Nga Shpetim Axhami
Kryetar i PLL
Moshapja e dosjeve ishte e qëllimshme dhe e projektuar.
Ajo se si u veprua për 30-vjet në lidhje me dosjet e ish-sigurimit janë shkaku i gjendjes së sotme kundrejt një sistemi të gjithanshëm të kapur ku persekutorët vazhdojnë të bëjnë viktimën dhe të viktimizuarit dhe të persekutuarit prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk i kanë fituar të drejta e tyre e shpesh herë etiketohen me lloj lloj epitetesh të paqena.
Me mos-hapjen e dosjeve u mbuluan shumë krime ç’njerëzore komuniste.
U krijoj hapsirë dhe mundësi ngjitjeje në karrierës në mënyrë të pamerituar e atyre që do të ishin gjithmonë të shantazhuar dhe marrur peng prej pjesës tjetër që kishin çelsat e dosjeve.
Partia Legalitetit është shprehur dhe ka kêrkuar gjithmonë.
– hapjen sa më shpejt të dosjeve të ish sigurimit të shtetit (duhej me kohë)
– përjashtimin e sigurimsave nga çdo pozicion i lartë i zgjedhur apo i emëruar, qeveritar, në drejtësi apo edhe atë mediatik.
– Me statut të PLL thuhet se, nuk mund të jetë antarë partie një ish bashkëpunëtor apo informator i ish-sigurimi.
– Me vendim të Kryesisë PLL, mbështetur në statutin e partisë, çdo drejtues i lartë i partisë, kandidat i yni për deputet, kandidat për kryetar bashkie duhet të vertetoj pastërtinë e figurës së tij.
Hapja e dosjeve mbetet domosdoshmëri që të pastrohemi njëherë e mirë nga kjo perde e zezë që na ka mbuluar prej vitesh e sejcili të marrë pozicionin e duhur sipas dinjitetit të tija.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular