BallinaAktualitet“Korrupsioni, kërcënim për sigurinë kombëtare”, ambasadorja Kim: SHBA do të ndërmarrë veprime...

“Korrupsioni, kërcënim për sigurinë kombëtare”, ambasadorja Kim: SHBA do të ndërmarrë veprime në përputhje me rrethanat

mbasadorja amerikane Yuri Kim ka paralajmëruar sot se SHBA do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me rrethanat, pasi e sheh korrupsioin si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo u shpreh se në një takim të zhvilluar sot me zëvendëskryeministren Belinda Balluku ka theksuar rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin, për t’u siguruar që zyrtarët të veprojnë sipas standardeve më të larta dhe të zbatojnë reformën në drejtësi.

“Zhvillova sot një takim me Belinda Ballukun,për ta uruar për postin e ri si zëvendëskryeministre. Ne presim me padurim forcimin e bashkëpunimit në të gjitha frontet, duke përfshirë përgjigjen ndaj sfidave ndaj sigurisë së ushqimit dhe energjisë në shkallë globale të shkaktuar nga lufta e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës.

Konfirmuam gjithashtu bashkëpunimin e fortë të Shteteve të Bashkuara në lidhje me sulmin e fundit kibernetik kundër Shqipërisë. Ekspertët amerikanë nga agjenci të ndryshme po mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të kryer një ekspertizë të plotë; rritjen e sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe qytetarët; dhe të parandalojnë përsëritjen.

Në takim theksova edhe rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin, për t’u siguruar që zyrtarët të veprojnë sipas standardeve më të larta dhe të zbatojnë reformën në drejtësi. Si presidenti Biden e ka bërë të qartë, SHBA e sheh korrupsionin si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ne do të ndërmarrim veprime në përputhje me rrethanat”, shkroi Kim.

Capture

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular