Një adoleshente është larguar nga banesa e saj në Vlorë, duke humbur kontaktet me familjen.
Largimin e saj e ka denoncuar në polici i ati, 40-vjeçari me iniciale M.L, ditën e djeshme, ndërsa polcia ka njoftuar se ka nisur punën për gjetjen e të miturës. Nuk dihet ende arsyeja pse ajo është larguar nga shtëpia.
“Më datë 29.07.2022, shtetasi M. L., 40 vjeç, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më”, njofton policia.