Mafia shqiptare kthehet në makthin e spanjollëve. Si vidhen shtëpitë e biznesmenëve dhe lojtarëve të famshëm

0
311

Mafia shqiptare, kroate dhe ajo gjeorgjiane janë shndërruar në makthin e spanjollëve pasi në këtë sezon kanë kryer vjedhje dhe grabitje të vilave.

Vjedhjet më të mëdha kanë ndodhur në Malaga dhe Ibiza. Të tria këto mafia shfrytëzojnë sezonin e verës ku shumica e të pasurve largohen me pushime. Vjedhja më spektakolare ishte ajo e vilës së fenomenit brazilian Ronaldo. Hajdutët shqiptarë vodhën aty sende me vlerë, përfshi edhe ato të lojtarit italian të PSG-së Marco Verrati, i cili po qëndronte në një festë të organizuar në vilën e Ronaldos.

Megjithëse policia spanjolle ka çmontuar disa organizata kriminale në fushën e grabitjeve të shtëpive, sërish ato nuk janë ndalur teksa mafia kroate bashkë me atë gjeorgjiane dhe shqiptare kanë shenjëstruar një sërë vilash.

Në hapjen e dyerve ata përdorin një plastikë të fortë që futet midis kornizës dhe derës së shtëpisë, në lartësinë e bravës. Ato  zakonisht ndihmohen nga produkte të tilla si sapunët ose vajrat , të cilat lehtësojnë hapjen dhe reduktojnë fërkimin. Në raste të tjera, kur nuk arrijnë të hapen, ata përdorin mjete të tilla si kaçavida ose çelësa.

Mafia shqiptare ka piketuar këtë vit shtëpi luksoze të njerëzve të famshëm apo biznesmenë të mëdhenj duke kryer grabitje miliona dollarëshe, si në Ibiza në shtëpinë e ish-futbollistit brazilian dhe presidentit të Real Valladolid, Ronaldo Nazario de Lima. Mafia shqiptare është përgjegjëse edhe për vjedhjet e vilave luksoze në Costa del Sol.

Një ditë para grabitjes ata vizitojnë objektet për të kontrolluar masat e sigurisë dhe më pas hyjnë duke u ngjitur në muret rrethuese.

Përveç kësaj, hajdutët maskohen dhe përdorin pajisje të sofistikuara për të komunikuar si dhe makina të fuqishme për t’u larguar me shpejtësi.

Një çift me banim në Malaga kryenin të gjitha detyrat logjistike që u nevojiteshin për të realizuar vjedhjet. Ata siguronin automjetet, paratë, strehimin dhe gjenin shtëpitë që do të vidheshin. Mafia shqiptare ka shenjëstruar shtëpitë luksoze kryesisht në Malaga, në Murcian dhe në Alicante.