Situata në Kosovë/ Reagon NATO: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë për të…

0
467

Pas përplasjeve të ashpra paraditen e sotme në veri të Kosovës, mes policisë dhe qytetarëve serbë, ka ardhur dhe reagimi i NATO-s.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, aleanca shprehet se KFOR-i po motivon nga afër situatën, ndërsa shpreh dhe gatishmërinë për të ndërhyrë, në rast se është e nevojshme për të mbajtur Kosovën të sigurt.

KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, shkruhet në Twitter.