Nga Orjola Pampuri
Kriza nuk zgjidhet me krize!
Shqiptaret sot duan zgjidhje, jo retorike, jo propagande boshe, jo mashtrime, por akte e nisma konkrete.
Sipas Organizates per Ushqim dhe Bujqesi ne Kombet e Bashkuara, 1 ne 3 shqiptare vuajne nga pasiguria per ushqim, me e larta ne Europe.
Niveli i papunesise i larte, taksa te larta, cmimi i karburantit mbetet i larte, familjet ne nevoje ne lufte per mbijetese, dhe me e dhimbshmja; pensionistet te cileve nuk u japin me ate “kocken’ prej 3 mije lekesh te reja ne muaj, dhe i kane lene mes kater rrugeve mes kesaj cmendurie cmimesh te ushqimeve te shportes, ku nga dita e djeshme, 1 gusht cmimi i qumeshtit dhe kosit u rrit me 11 %, keshtu u mbeti ta hane buken thate. Me kete qeveri te papergjegjshme qe ben teater, dhe aktron ne menyre te shkelqyer, ky vend nuk ka e nuk mund te kete shprese me te ece perpara.
Shqiptaret duan te largohen, te punojne e jetojne jashte vendit vetem per nje fakt te vetem; qeverisen nga politikane te korruptuar te cilet nuk punuan asnje dite per ta.
Te rinjte mbarojne studimet e duan te largohen, sepse nuk i qas njeri ne vende pune, e nuk ka meritokraci, sidomos aty ku ka mundesi te kete influence shtetari.
Trumbetuam me te madhe e me feste, hapjen e negociatave, kushtet te cilat ne gjendjen qe jemi, me kete qeveri qe i perdor ministrat si gure shahu ne baze te nivelit te korrupsionit qe jane zhytyr i heq e i ve,ka pak shanse te plotesehen me sukses.
Ky vend ka nevoje per politikane te paster, te pakorruptuar dhe me deshiren e mire per ta cuar perpara, qytetaret e ketij vendi meritojne te trajtohen si qytetaret europiane ku mundi dhe djersa ti shperblehen ne sherbime dhe jete dinjitoze.