Është zbardhur dosja e Prokurorisë së Vlorës për ish-shefin e Komisariatit të Himarës, Arjan Tase i cili vrau 7-vjeçaren në plazhin e Potamit me skaf.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, bëhet me dije se rasti në 2020 ku ish-shefi i policisë , Arhan Tase i akuzuar për shpërdorim detyre akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit është hetuar nga Maksim Sota, i cili e ka çuar çështjen për gjykim. Kërkesa është pranuar nga Gjykata dhe dosja ka shkuar për gjykim, por në momentin ku u vu nën masën e ‘arrest në shtëpi’ në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ çështja kaloi në duart e një prokurori tjetër dhe më pas çështja u pushua.
Sakaq pas Maksim Sotës, dosjen e ka marrë Arjan Xhaferi.
“Arjan TASE, banues në Lagjen Selitë Tiranë, mbajtës i numrit personal të identifikimit I41210020P, punonjës i policisë shtetit, ish Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, hetuar me masë sigurimi personal me karakter ndalues Pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe atë me karakter shtrëngues Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, parashikuar nga Nenet 242 dhe 234 të Kodit të Proçedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 299 datë 13.12.2020 të Gjyqtarit të Hetimeve Paraprake, ndryshuar/hequr masat e sigurimit me vendimin nr. 60-2021-10 datë 06.01.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal;”, thuhet në dosje.
Më konkretisht rezulton e provuar se;
Personi nën hetim Arjan Tase, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë për periudhën kohore kur janë zhvilluar ngjarjet, me mosveprim të kundraligjshëm nuk ka ushtruar detyrën e tij funksionale për kontrollin e territorit dhe kontrollin e punonjësve të policisë në varësi të tij, duke lejuar në mënyrë indirekte personat nën hetim në ushtrimin në masë të gjerë të aktivitetit të paligjshëm të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa në Njësinë Administrative Horë Vranisht; Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr. 956/2020, në ngarkim të të pandehurve;
Arjan TASE, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal;
DOSJA:
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 956/2020, në ngarkim të të pandehurve nga ana e prokurorisë është vendosur akuza përkatëse, sipas vendimit të prokurorit njoftuar të pandehurve nga policia gjyqësore;
Rrethanat e faktit penal në mënyrë të përmbledhur janë si më poshtë;
Në datën 29.06.2020, mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë lidhur me ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në mënyrë të organizuar, në territorin e Njësisë Administrative Horë Vranisht Vlorë, konkretisht në fshatrat Kuç dhe Kallarat, është rregjistruar kryesisht Proçedimi Penal nr. 956/2020, për veprat penale të Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, Prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim, si dhe Shpërdorim të detyrës, vepra këto të parashikuara nga Nenet 284/3, 283/2 dhe 248 Kodit Penal;
Në vijim të hetimeve të këtij procedimi penal, si dhe bazuar në faktet e konstatuara në dinamikë dhe provat e administruara, me urdhër të prokurorit është zgjeruar hetimi edhe për veprat penale të parashikuara nga Nenet 278, 280, 300 dhe 302 të Kodit Penal;
Po kështu, rezulton se në datën 04.12.2020, bazuar në relacionet e policisë gjyqësore lidhur me provat e administruara, si dhe identifikimin e autorëve të dyshuar të konstatimit të kultivimit të bimëve narkotike në më shumë se një rast në fshatrat Kuç, Tërbaç, Kallarat dhe Bolenë është vendosur bashkimi me këtë proçedim penal edhe i proçedimeve penale nr. 957/2020 dhe 1318/2020;
Bashkimi i këtyre proçedimeve penale në një të vetëm është vendosur bazuar në dispozitën nr. 79 të Kodit të Procedurës Penale, pasi ka rezultuar se më shumë se një prej personave të dyshuar dhe i rregjistruar si person nën hetim në rregjistrimin e procedimeve penale të prokurorisë, ka rezultuar i përfshirë me veprim apo mosveprim të kundraligjshëm në hetimet e të tre proçedimeve penale;
Proçedimi penal nr. 957/2020 është rregjistruar në datën 29.06.2020, lidhur me ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në mënyrë të organizuar, në territorin e Njësisë Administrative Horë Vranisht Vlorë, konkretisht në fshatin Tërbaç, për veprat penale të Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, Prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim, si dhe Shpërdorim të detyrës, vepra këto të parashikuara nga Nenet 284/3, 283/2 dhe 248 të Kodit Penal;
Ndërsa proçedimi penal nr 1318/2020, është rregjistruar në datën 01.10.2020, lidhur me ngjarjen e datës 30.09.2020, konstatim i kultivimit të 6990 bimëve të dyshuara narkotike në vendin e quajtur THEKËRZ E POSHTME, të ndodhur në territorin e fshatit Bolenë, Njësia Administrative Horë Vranisht, Bashkia Himarë, për veprat penale të Kultivim i bimëve narkotike, Moskallëzim krimi, Shpërdorim detyre, parashikuar nga Nenet 284/2/3, 300, 248 të Kodit Penal;
Rrethanat e fakteve penale dhe provat e administruara janë përshkruar me poshtë sipas episodeve të dokumentuara;
Në kuadër të hetimeve të këtij proçedimi penal të bashkuar, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimeve të shumta hetimore, si dhe janë ushtruar kontrolle të shumta të territorit në administrim të Komisariatit të Policisë Himarë, lidhur me evidentimin e zonave ku mund të ishin kultivuar bimë narkotike, gjatë të cilave nga Gjyqtari i Hetimeve Paraprake janë autorizuar edhe përgjime të bisedimeve telefonike të disa shtetasve, nga të cilët janë mbledhur të dhëna me interes lidhur me zbulimin e këtij aktiviteti të paligjshëm në territorin e Njësisë Administrative Horë Vranisht Vlorë dhe identifikimin e personave nën hetim;
Më konkretisht episodet e konstatimit të kultivimit të bimëve narkotike dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të cilat janë dokumentuar janë;
Episodi nr. 1 është i lidhur me ngjarjen e datës 02.10.2020, konstatim i kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur LUMI ÇEPRAK, ndodhur në fshatin Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë; Për këtë ngjarje, ëhstë rregjistruar proçedimi penal 1330/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 13.11.2020 me procedimin nr. 956/2020;
Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë gjyqësore pas kryerjes veprimeve të para hetimore, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve Ergys FEJZAJ dhe Idajet GUHAÇAJ, si dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 47,6 kg Cannabis Sattiva në gjendje të thatë, si dhe 3817 bimë të kultivuara në 6 parcela toke të hapura rishtazi, me lartësi 30 – 220 cm, të ngjashme nga karakteristikat me bimën narkotike Cannabis Sattiva;
Më konkretisht, nga kontrolli i ushtruar në në të dyja anët e lumit të quajtur Çeprak, u konstatua të kultivuara 6 sipërfaqe toke të hapura rishtazi, si dhe 5 kasolle të cilat shërbenin për të tharë lëndën narkotike dhe qëndruar/fjetur personat kultivues;
Më konkretisht, nga kontrolli ka rezultuar si më poshtë vijon;
Në kordinatën 40,1348883-19,8116571, në një sipërfaqe toke me përmasa 55 x 45 m, u gjetën të kultivuara 2200 bimë të ngjashme me atë të bimës narkotike Cannabis Sattiva me gjatësi 30 x 50 cm. Nga këto u morën në cilësinë e provës materiale 10 pjesë maja bimësh me konstrukt kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua në vend me shkulje dhe djegie në zjarr;
Në kordinatën 40,08075-19,46704 u gjenden të varura në tel në proçes tharje 200 pjesë bimësh me konstrukt kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, me aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Cannabis Sattiva, me gjatësi deri në 40 cm, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale dhe pas peshimit rezultuan me peshë 15 kg; Gjithashtu në kordinatën e mësipërme janë gjendur dhe sekuestruar, Dy qeska të ambalazhimit të batanijeve me mbishkrimin SAS DORMINA E CAMINA, Një ambalazh shkumë rroje me mbishkrimin Figaro, Një pasqyrë me mbishkrimin Koclar me veshje plastike me ngjyrë portokalli, Një peshore me mbishkrimin Mucae me ngjyrë qielli, Tesha të bredshme bokse me ngjyrë të zezë me mbishkrimin Mens Uomo, Tuta me ngjyrë gri pa mbishkrime, Bluzë me mëngë të gjata me ngjyrime të ndryshme pa mbishkrime, Mbathje me ngjyrë të zezë dhe të kuqe me mbishkrimin Emporiao Armani, Kapele me ngjyrë të zezë me mbishkrimin Fila, Bluzë blu me mëngë të shkurtra pa mbishkrime, Pantallona xhins me ngjyrë blu me rrip me ngjyrë kafe;
Në kordinatën 40,08115-19,48687 është gjendur një kasolle e mbuluar me plasmas në të cilën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, Qese plastike me mbishkrimin Lineks-10 Rolls, Ambalazh plastik me mbishkrimin Mil Mil Bagnosciuma 2 L, Dy enë plastike katrore me ngjyrë të bardhë me mbishkrimet Gjirofarmë, Dy bombola gazi me mbishkrimin Elka, Një pjesë plastike me ngjyrë të kuqe si ato të petrogazëve, Një shishe qelqi me mbishkrimin Fiol lëngë domate me kapak të kuq;
Në kordinatën 40,1415933-19,8124574, në një sipërfaqe toke me përmasa 8 x 13 m, u gjenden 100 bimë me gjatësi deri në 180 cm, nga të cilat u morën në cilësinë e provës materiale 5 pjesë maja bimësh me konstrukt kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua në vend me shkulje dhe djegie në zjarr;
Në kordinatën 40,07757-19,49065, në një sipërfaqe toke me përmasa 60 m2, gjenden 37 bimë me gjatësi deri në 140 cm, nga të cilat u morën në cilësinë e provës materiale 5 pjesë maja bimësh me konstrukt kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua në vend me shkulje dhe djegie në zjarr;
Në kordinatën 40,07818-19,49090, ndodhen 5 kasolle në afërsi me njëra-tjetrën, ku konkretisht janë gjetur sende të ndryshme të cilat dokumentojnë faktin se në këto kasolle të improvizuara kanë qëndruar më shumë se një person për kultivimin dhe përpunimin e bimëve dhe lëndës narkotike;
Në kasollen e numërtuar me numrin 2 gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjendur dhe sekuestruar 330 pjesë bimësh me konstrukt kërcell, gjethe dhe boçe të cilat janë në gjendje të thatë, e cila pas peshimit rezultoi me peshë prej 32,6 kg, si dhe 990 pjesë bimësh bimësh me konstrukt kërcel, gjethe dhe boçe, në gjendje të njomë dhe sapo të këputura;
Në kordinatën 40,07911-19,49031, në një sipërfaqe toke me përmasa 250 m2, janë gjendur dhe sekuestruar 170 bimë me gjatësi deri në 180 cm, nga të cilat u morën në cilësinë e provës materiale 5 pjesë maja bimësh me konstrukt kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua në vend me shkulje dhe djegie në zjarr;
Në kordinatën 40,07852-19,48947, në një sipërfaqe toke me përmasa 240 m2, janë gjendur dhe sekuestruar 150 bimë me gjatësi deri në 180 cm, nga të cilat u morën në cilësinë e provës materiale 5 pjesë maja bimësh me konstrukt kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua në vend me shkulje dhe djegie në zjarr;
Në kordinatën 40,07885-19,49030, në një sipërfaqe toke me përmasa 200 m2, janë gjëndur dhe sekuestruar 170 bimë me gjatësi deri në 190 cm, nga të cilat u morën në cilësinë e provës materiale 5 pjesë maja bimësh me konstrukt kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua në vend me shkulje dhe djegie në zjarr;
Gjatë kryerjes së veprimeve proçeduriale për dokumentimin e ngjarjes dhe fiksimin e provave të shumta, nga një kodër pranë këtij vendi janë dëgjuar dy krisma si ato të armës së zjarrit dhe më pas u konstatuan dy persona të cilët po iknin me vrap në drejtim të kundërt nga pozicioni i punonjësve të policisë;
Menjëherë është bërë rrethimi i zonës ku më pas është bërë e mundur kapja e këtyre personave, të cilët u identifikuan se ishin shtetasit Idajet Guhaçaj dhe Ergys Fejzaj dhe në momentin e kapjes në flagrancë i’u janë gjendur dhe sekuestruar gjithashtu;
Shtetasit Idajet Guhaçaj;
Një armë e markës EKOL Firat Magnum, e cila ka të gdhendur në trupin e saj nr EFY5-20080013 bashkë me pesë fishekë;
Një armë gjuetie e llojit teke Ruse, e cila ka të gdhendur në trupin e saj nr 411738;
Një dylbi si ato të armëve të zjarrit me mbishkrimin Bushnell 3-9X50EG;
Një aparat cellular i markës Iphone, me ekran me ngjyrë të zezë dhe kapak me ngjyrë gri, me numër IMEI 359283061035332, numët telefoni 696814985 të operatorit Vodafone, me kodin e hapjes së ekranit 2222;
Një fletë dalje, nxjerrë nga SIMA Sistemi i Informatizuar i Menaxhimit të Armëve, D.V.P Vlorë, me Nr Urdhëri SIMA 2020-79774 datë 26.09.2020;
Dy radio marrëse dhënëse me mbishkrimin MIDLAND;
Në vijim janë kryer kontrolle në banesat e dy shtetasve të sipërpërmendur, të cilat janë me adresë në fshatin Kuç, Vlorë, ku si rezultat i kontrollit nuk janë gjetur sende të kundraligjshme;
Nisur nga dyshimi se familjarët e të dy shtetasve kanë konstatuar praninë e punonjësve të policisë të cilët po kryenin operacionin e përshkruar më sipër, dhe nëse kanë patur sende të kundraligjshme në banesë i kanë hequr, në datën 03.10.2020, është shkuar përsëri ku dhe është kryer kontrolle në banesat e tyre në fshatin Kuç, ku ka rezultuar si më poshtë;
Në banesën e shtetasit Ergys Fejzaj është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa me peshë prej 0.07 gram;
Në banesën e shtetasit Idajet Guhacaj, u gjet një sasi materiali bimor në formën e boceve e dyshuar kanabis sativa me peshë 4.3 gram;
Në banesën e pabanuar të shtetasit Idajet Guhacaj u gjetën pjesë bimësh në gjendje të thatë me konstrukt kërcell dhe gjethe me ngjyrë jeshile me aromë karakteristike si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sattiva e cila pas peshimit rezultoi me peshë prej 15 gram;
Të gjitha provat e sekuestruara provojnë në mënyrë të qartë aktivitetin e kryer nga personat nën hetim në fushën e kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa;
Në përfundim të këtij operacioni të kryer nga policia gjyqësore, të cilësuar si Episoni nr. 1 në hetimet e këtij proçedimi penal, ka rezultuar se janë gjendur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe bimë narkotike si më poshtë;
47,6 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në gjendje të thatë;
2827 bimë të kultivuara në 6 parcela toke të hapura rishtazi, me lartësi 30 – 220 cm, të ngjashme nga karakteristikat me bimën narkotike Cannabis Sativa;
Në kuadër të hetimeve paraprake për këtë ngjarje, janë administruar edhe aktet e ekspertimeve biokimik, daktiloskopik vlerësues dhe teknik arme gjahu, arme zjarri dhe teknik fishekësh, prej të cilëve ka rezultuar si më poshtë vijon;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 10118 datë 22.10.2020, rezulton se pjesën e bimëve objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes 02.10.2020 Lumi Çeprak, janë pjesë bimës Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 11086 datë 25.11.2020, rezulton se bimët objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes 02.10.2020 Lumi Çeprak, janë bimë Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 179 datë 08.01.2021, rezulton se materiali bimor i sekuestruar në banesën e shtetasit Idajet Gëzim Guhacaj në datën 03.10.2020, është Cannabis, produkt herbal bime Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 180 datë 08.01.2021, rezulton se materiali bimor i sekuestruar në banesën e shtetasit Idajet Gëzim Guhacaj në datën 03.10.2020, është Cannabis, produkt herbal bime Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 759 datë 25.01.2021, rezulton se materiali bimor i sekuestruar në banesën e shtetasit Daver Fezaj në datën 03.10.2020, është Cannabis, produkt herbal bime Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit daktiloskopik vlerësues nr. 9309 datë 07.10.2020, rezulton se në objektet e ekspertimit, fiksuar si provë materiale gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në parcelat e kultivuara me bimë të dyshuara narkotike, ndodhur në datën 02.10.2020 në vendin e quajtur Lumi Çeprak, nuk u përftuan gjurmë papilare me vlera identifikuese;
Referuar aktit të ekspertimit daktiloskopik vlerësues nr. 9439 datë 09.10.2020, rezulton se në objektet e ekspertimit, fiksuar si provë materiale gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në parcelat e ultivuara me bimë të dyshuara narkotike, ndodhur në datën 02.10.2020 në vendin e quajtur 02.10.2020 Lumi Çeprak, u përftuan dy gjurmë papilare me vlera identifikuese;
Referuar aktit të ekspertimit Biologjik ADN-je nr. 141 datë 08.01.2021, rezulton se në objektet e ekspertimit, fiksuar si provë materiale gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në parcelat e ultivuara me bimë narkotike, ndodhur në datën 02.10.2020 në vendin e quajtur 02.10.2020 Lumi Çeprak, janë përftuan gjurmë biologjike si më poshtë;
Në provat materiale nr. 1, 2, 3, 4, shënuar me Kasolle nr. 3, 4, 5, nuk ka fije floku apo njolla gjaku;
Nga mbetjet qelizore në bluzën e bardhë, provë materiale nr. 1, shënuar me Kasoolle nr. 3, u përftua profil gjenetik human miks i seksit mashkull, në të cilin dallohet qartë kontriubuesi kryesor, i vlefshëm për identifikim me persona konkret;
Nga mbetjet qelizore në pulovrën me kopsa, provë materiale nr. 2, shënuar në Kasolle nr. 4, u përftua profil gjenetik human i pjesshëm i seksit femër, i vlefshëm për përjashtime kategorike;
Nga mbetjet qelizore në kapelen sportive me strehë FILA, provë materiale nr. 4, në të cilin dallohet qartë kontribuesi kryesor, u përftua profil gjenetik human, i vlefshëm për identifikim me persona konkret;
Në tutat vishnje, provë materiale nr. 1, objekt ekspertimi, shënuar në Kasollen nr. 3, nuk ka mbetje humane të vlefshme për identifikim individual me analizën e ADN-së;
Në tutat e zeza me dantellë, provë materiale nr. 2, objekt ekspertimi, shënuar me Kasolle nr. 4, nuk ka metje humane të vlefshme për identifikim individual me analizën e ADN-së;
Në mbetjet qelizore në bluzën blu me mëngë të shkurtra dhe mbathjet MEN’S UOMO, provë materiale nr. 4, u përftuan dy profile gjenëtikë të pjesshëm të pavlefshëm;
Në mbatjet e zeza Emporio Armani, provë materiale nr. 4, nuk ka mbetje humane të vlefshme për identifikim individual me analizën e ADN-së;
Për këto prova, nuk është administruar akt ekspertimi Biologjik ADN Krahasues, për shkaqe objektive të Laboratorit të Policisë Shkencore Tiranë, referuar shkresës nr. 837/1 prot., datë 18.03.2021, të dërguar pranë prokurorisë lidhur me këtë episod;
Referuar aktit të ekspertimit Teknik Arme Gjahu nr. 70 datë 09.10.2020, rezulton se Arma e Gjahut objekt ekspertimi me nr. 137152, sekuestruar shtetasit Ergys Fejzaj, është në gjëndje të rregullt teknike dhe me të mund të realizohet qitje normalisht;
Referuar aktit të ekspertimit Teknik Arme EKOL nr. 71 datë 09.10.2020, rezulton se Arma objekt ekspertimi EKOL Firat Magnum Cal 9 mm , me nr. EFYS-20080013, sekuestruar shtetasit Idajet Guhaçaj, nuk klasifikohet armë zjarri luftarake, por i përket armëve speciale pistoleta që përdorin fishekë për imitimin e zhurmave të armëve të zjarrit; Arma është në gjendje të rregullt teknike dhe me të mund të realizohet qitje normale; Arma objekt ekspertimi në bazë të ligjit nr. 74/2014 Për Armët, nuk klasifikohet në asnjë prej kategorive të armëve;
Referuar aktit të ekspertimit Teknik Arme Gjahu nr. 72 datë 09.10.2020, rezulton se Arma e Gjahut objekt ekspertimi me nr. 411738, sekuestruar shtetasit Idajet Guhaçaj, është në gjëndje të rregullt teknike dhe me të mund të realizohet qitje normalisht;
Referuar aktit të ekspertimit Teknik Fishekës Imitues Zhurme nr. 73 datë 09.10.2020, rezulton se fishekët objekt ekspertimi, sekuestruar shtetasit Idajet Guhaçaj, janë fishekë jo luftarak të kalibrit 9 mm për imitimin e zhurmave të armëve të zjarrit. Këta fishekë janë në gjëndje të rregullt teknike dhe me t’a realizohet qitje;
Referuar aktit të ekspertimit Teknik Fishekës Arme Gjahu nr. 74 datë 09.10.2020, rezulton se fishekët objekt ekspertimi të kalibrit 12 (20.25 cm), sekuestruar shtetasit Ergys Fejzaj, janë në gjëndje të rregullt teknike dhe me t’a realizohet qitje normalisht;
Referuar aktit të ekspertimit Teknik Fishekës Arme Gjahu nr. 75 datë 09.10.2020, rezulton se fishekët objekt ekspertimi të kalibrit 12 (20.25 cm), sekuestruar shtetasit Gëzim Guhaçaj, janë në gjëndje të rregullt teknike dhe me t’a realizohet qitje normalisht;
Lidhur me këtë ngjarje dhe në kuadër të procedimit penal nr. 956/2020, nga ana e Gjyqtarit të Hetimeve Paraprake ishte autorizuar lejimi i përgjimeve të komunikimeve të personave nën hetim, prej të cilave është dokumentuar në dinamikë aktiviteti i paligjshëm i personave nën hetim në fushën e kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa;
Nga transkiptimi i bisedimeve të përgjuara, ka rezultur se autorë të përfshirë në kultivimin, prodhimin dhe mbajtjen e lëndëve narkotike të sekuestruara në vendin e quajtur LUMI ÇEPRAK, ndodhur në fshatin Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë, kanë qënë shtetasit e mëposhtëm;
Maliq Bylyshaj,
Dashamir Troka,
Marjus Driza,
Ismet Hyseni, Vlorë, me numrin në përdorim 696846711.
Idajet Guhacaj,
Eduart Guhaçaj,
Ergys Fejzaj,
Saverjo Fejzaj,
Nga bisedat e traskiptuara nga policia gjyqësore rezulton se këta shtetas në bashkëpunim midis tyre, por edhe me persona ende të paidentifikuar kanë kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike në vendin e quajtur Lumi i Çeprakut në fshatin Kuç të Njësisë Admistrative Horë Vranisht, 3817 prej të cilave janë konstatuar në datën 02.10.2020 të kultivuara në 6 parcela toke të hapura rishtazi, me lartësi 30 – 220 cm, si dhe është sekuestruar një sasi prej 47.6 lëndë e prodhuar narkotike;
Këta shtetas në funksion të aktivitetit të paligjshëm të kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve dhe qëndrimit në këtë zonë, kishin ndërtuar edhe pesë Kasolle Provizore në afërsi me njëra tjetrën;
Gjatë marrjes në pyetje nga policia gjyqësore lidhur me faktet në ngarkim të tyre, personat e mësipërm nuk kanë pranuar faktin penal;
Po kështu, rezulton se për aktivitetin e personave nën hetim kanë patur dijeni dhe nuk kanë respektuar detyrim ligjor për të kallëzuar në organet e ndjekjes penale edhe shtetasit e mëposhtëm;
Moisi Mëhillaj,
Admirim Duro,
Ritana Duro,
Mbarime Ruko,
Sandri Hoxhaj,
Në vlerësim të provave të administruara, me urdhërin e prokurorit datë 11.03.2021, për personat Muisi Mëhillaj, Admirim Duro, Ritana Duro dhe Mbarime Ruko, është ndryshuar cilësimi juridik i faktit penal në ngarkim të tyre, për shkak se është provuar se nuk kanë patur lidhje me aktivitetin e drejtëpërdrejtë të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike nga personat e tjerë nën hetim;
Ky ndryshim është urdhëruar bazuar në vlerësimin e materialeve të përgjimit të transkiptuara, referuar raportit të vëzhgimit i datës 30.09.2020, operacioneve policore si dhe deklarimeve të personave ndaj të cilit zhvillohen hetime, ku është konstatuar se këta persona nën hetim janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të moskallëzimit të krimit, pasi është provuar se kanë patur dijeni për aktivitetin e paligjshëm të personave të tjerë;
Më konkretisht nga analiza e provave të administruara ka rezultuar si më poshtë;
Në deklarimin si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Moisi Mëhillaj ka shpjeguar se merret me aktivitetin e blektorisë dhe bujqësisë në fshatin Kuç. Ka një automjet të markës Nisan, me ngjyrë gri, me targa AA 684 VP dhe merret gjithashtu dhe me transportin e njerëzve, sendeve ushqimore të ndryshme dhe porosive të bashkëfshatarëve të tij prej fshatit Kuç-Vlorë apo dhe Sarandë;
Lidhur me faktet në ngarkim të tij, ky shtetas ka shpjeguar se nuk i kujtohet data e saktë, por në muajin shtator 2020, pohon se ka marë disa gra si pasagjere të cilat i ka cuar në fshatin Kuc, ku ato gratë gjatë rrugës i kanë thënë se do të shkonin të punonin për pastrimin e staneve. Ky shtetas është shprehur se nuk ka patur dijeni se gratë do të kryenin ndonjë punë tjetër; Këto gra ia ka sjellë shtetasi Admirim Duro me të cilin njihet që para viteve 1990 ku Admirimi punonte si çoban bagëtish në fshatin Kuç;
Po kështu, rezulton e provuar se personi nën hetim Sandri Ali Hoxhaj, ka kryer komunikime të shumta telefonike, si dhe takime nga afër me shtetasin Besnik Guhaçaj, i arrestuar në datën 14.12.2020, në kuadër të procedimit penal 956/2020, gjatë të cilave është diskutuar për shitjen e një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa të poseduar nga shtetasi Besnik Guhacaj, duke përcaktuar edhe çmimin për kilogram të sasisë;
Nga analiza e transkiptimeve të materialeve të përgjimit, raportit të vëzhgimit të policisë si dhe operacioneve të kryera në terren prej shërbimeve të policisë, shtetasja Mbarime Ruko nuk rezulton të jetë e implikuar drejtëpërdrejtë në kryerjen e veprës penale të kultivimit të bimëve narkotike apo prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, por kjo shtetase ka dijeni për veprimtarinë kriminale të kryer prej subjekteve të procedimit penal Nr. 956/2020, duke kryer dhe punë si pastrimin e lëndës narkotike Cannabis Sativa;
Sa më sipër, rezulton e provuar se në ngarkim të shtetasve Moisi Mëhillaj, Admirim Duro, Ritana Duro, Mbarime Ruko dhe Sandri Hoxhaj, rëndon fakti penal i moskallëzimit të veprimtarisë të paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike dhe prodhimit dhe mbajtjes së lënëve narkotike, parashikuar nga paragrafi i parë i nenit 300 i Kodit Penal, pasi nuk kanë rezultuar prova lidhur me bashkëpunimin e tyre në kryerjen e veprave penale të parashikuara nga neni 284/2 dhe 283/2 të Kodit Penal;
Në vijim, janë përshkruar të gjitha bisedat telefonike të kryera nga subjektet dhe që krijojnë bindjen se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen e këtij episodi;
Episodi nr. 2 është i lidhur me ngjarjen e datës 06.10.2020, konstatim i kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur GRYKA E KACE, ndodhur në fshatin Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë; Për këtë ngjarje, është rregjistruar proçedimi penal 1779/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 13.11.2020 me procedimin nr. 956/2020;
Më konkretisht rezulton se gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Gryka e Kace, në një vend të pyllëzuar me shkurre të egra të cilat arrinin në lartësi deri në 2 metër, në një distancë rreth 70 metër prej banesës së shtetasit Halil Bare, janë gjetur dy sipërfaqe toke të punuara dhe të mbjella me bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa L dhe konkretisht;
Në në kordinatën 40’10.41.43.166 dhe 19’49.57.83.603, ndodhej parcela e parë me përmasa 15 x 20 metër, në të cilën u gjendën dhe sekuestruar të kultivuara 40 bimë narkotike Cannabis Sativa me lartësi 70-130 cm;
Në kordinatën 40’10.690 dhe 19’49.954, ndodhej parcela e dytë në një distancë 20 metër nga parcela e parë, me përmasat 10 x 15 metër, në të cilën u gjendën dhe sekuestruan të kultivuara 30 bimë Cannabis Sativa;
Nga të dyja parcelat janë marrë 5 bimë në cilësinë e provës materiale me qëllim ekspertimin e tyre, ndërsa bimët e tjera u asgjëuan në vend me shkulje dhe djegie në zjarr;
Identifikimi i vendit të ngjarjes dhe asgjesimit të bimëve narkotike për këtë episod, është bërë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 956/2020, gjatë të cilit janë autorizuar përgjimet e komunikimeve telefonike të shtetasve Besnik Guhaçaj dhe Eduart Guhaçaj;
Referuar transktipteve të bisedave telefonike të kryera para dhe pas konstatimit të bimëve të kultivuara në këtë vend, rezulton se të paktën një prej autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në këtë episod është shtetasi;
Halil Baraj,
Në kuadër të hetimeve paraprake për këtë ngjarje, është administruar edhe akti i ekspertimit biokimik i bimëve të sekuestruara, prej të cilit ka rezultuar si më poshtë vijon;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 11861 datë 15.12.2020, rezulton se bimët objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes datë 06.10.2020 Gryka e Kace, janë bimë Cannabis Sativa L;
Para ngjarjes, por edhe pas saj midis këtyre shtetasve, por edhe shtetasve të tjerë ende të paidentifikuar ka patur biseda me interes, të cilët provojnë autorësinë e shtetasit Halil Baraj, në kultivimin e bimëve narkotike të mësipërme;
Në lidhje me ngjarjen e mësipërme, rezulton se ka patur reagime në komunikimet telefonike të përgjuara prej subjektit Besnik Guhacaj dhe vëllait të tij Eduart Guhacaj, ku përmendin se parcela me kanabis e asgjësuar prej policisë i përket shtetasit Halil Baraj;
Në vijim, janë përshkruar të gjitha bisedat telefonike të kryera nga subjektet dhe që krijojnë bindjen se personi Halil Baraj është autor në ngjarjen e këtij episodi;
Episodi nr. 3 është i lidhur me ngjarjen e datës 23.10.2020, konstatim i kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur PËRROI I VERBËR, ndodhur në fshatin Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë, si dhe mbajtjes në banesë të lëndëve narkotike nga shtetasi Hito Kacaboni; Për këtë ngjarje, është rregjistruar proçedimi penal 1766/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 13.11.2020 me procedimin nr. 956/2020;
Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë gjyqësore pas kryerjes veprimeve të para hetimore, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit Hito KACABONI, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale Prodhim dhe shitje të narkotikëve, Kultivim të bimëve narkotike, parashikuar nga Neni 283 dhe 284 të Kodit Penal; Referuar veprimeve hetimore dhe provave të administruara nga policia gjyqësore, rezulton se;
Në një distancë rreth 20 metër nga gardhi rrethues i banesës së shtetasit Hito Kacaboni, në anën jug-perëndimore të saj, në një zonë të pyllëzuar me bimësi të egër, kryesisht me shkurre, është gjendur në tokë dhe mbi një rrjetë me thurje sintetike me ngjyrë jeshile, një sasi e konsiderueshme materiali bimor e hapur në proces tharje, e cila ishte në formë boçe dhe gjethe me ngjyrë dhe erë karakteristike si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa;
Nga ana e policisë gjyqësore, është vërejtur se një tjetër rrjetë e hapur dhe mbi të një sasi materiali bimor e shpërndarë për tharje, ndodhej edhe brenda rrethimit të banesës së shtetasit Hito Kacaboni, territor i cili lidhej me një rrugë këmbësore dhe një portë të vogël që të çonte në banesën e këtij shtetasi; Po kështu, në territorin e banesës është gjendur edhe shtetasi Hito Kacaboni;
Në një distancë 5 metër nga muri rrethues i banesës, pranë një stive drurë, është gjendur një arkë plastike me ngjyrë të zezë, brenda të cilës kishte material bimor në formë boçe dhe gjethe me ngjyrë dhe aromë të ngjashme me atë të lëndës narkotike Cannabis Sativa;
Materiali bimor i gjendur në të treja këto vende, rezulton i ngjashëm në karakteristika të ngjyrës, madhësisë dhe kohës së tharjes së tij;
Në vijim të kontrollit të territorit dhe konkretisht në zonën e pyllëzuar në anën jugore dhe perëndimore të banesës së shtetasit Hito Kacaboni, e ndodhur në koordinatën gjeografike 40°09’55.9’’ – 19°50’6.5’’, në vendin e quajtur Përroi i Verbër, në një distancë rreth 700 metër nga kjo banesë, është konstatuar një sipërfaqe toke të hapur rishtazi, me kordinatë gjeografike 40°09’46.1’’ – 19°49’51.4’’ dhe sipërfaqe 300 m2;
Në këtë parcelë u gjetën të kultivuara dy bimë me konstrukt kërcelli, boce dhe gjethe me ngjyrë dhe aromë karakteristike si ajo e lëndës narkotike kanabis sativa, ku një bimë kishte gjatësi 30 cm dhe bima tjetër kishte gjatësi 110 cm, e prerë në mes të saj. Po kështu, në këtë parcelë vihet re prezenca e 263 gropave me distancë rreth 1 metër nga njëra tjetra, ku në mesin e këtyre gropave ka kërcell me rrënjë nga bima e prerë me gjatësi deri në 15 cm dhe në çdo kërcell vërehet shtresë e hollë dylli të freskët, në pjesën e prerë;
Në anën veri-lindore të kësaj parcele janë gjendur gjithashtu 230 pjesë bime kërcell dhe gjethe si ajo e bimës Cannabis Sativa, në të cilat vihet re mungesë e boçes, të ngjashme në karakteristikat e tyre fizike, ngjyrë, madhësi dhe sasi, me ato boçeve të gjetura në banesën e shtetasit Hito Kacaboni; Në këto bimë vihet re koha e prerjes së tyre është shumë të ngjashme, nisur nga gjëndja e tyre;
Po kështu, në afërsi të grumbullit të bimëve të prera janë gjendur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe;
Një bidon plastik 2 L, pa mbështjellje të kompanisë prodhuese, me kapak gri dhe fashetë tek kapaku me ngjyrë të kuqe;
Një bidon plastik 1.5, me mbishkrimin kryesor në trupin e tij Jafa Champion Red Orange;
Një bidon plastik 0.5 L, me mbishkrimin kryesor në trupin e tij Glina;
Një sapun me ambalazh me mbishkrimin kryesor në trupin e saj Palmolive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material për ekzaminime të mëtejshme laboratorike;
Në përfundim të këtij operacioni të kryer nga policia gjyqësore brenda dhe në afërsi të territorit të banesës së shtetasit Hito Kacaboni, ka rezultuar se është gjendur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe bimë narkotike si më poshtë;
46 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa në gjendje pjesërisht të thatë;
2 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa në gjendje pjesërisht të thatë;
2 bimë me konstrukt, rrënjë, kërcell, boç dhe gjethe me ngjyrë jeshile, me aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike kanabis sativa, me gjatësi nga 30-110 cm;
230 pjesë bimësh me konstrukt, kërcell dhe gjethe me ngjyrë jeshile aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike kanabis sativë;
Në kuadër të hetimeve paraprake për këtë ngjarje, janë administruar edhe aktet e ekspertimit kimik të lëndës narkotike dhe bimëve të sekuestruara, prej të cilave ka rezultuar si më poshtë vijon;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 2449 datë 16.03.2021, rezulton se materialet bimore të sekuestruara në vendin e ngjarjes datë 23.10.2020, janë Cannabis, produket herbal bimë Cannabis Sativa L;
Pesha në total me ambalazh e materialeve bimore objekt ekspertimi është 12.540 gramë;
Pesha pa ambalazh e materialeve bimore objekt ekspertimi është e pamundur të realizohet për arsye të gjëndjes fizike të tyre;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 2450 datë 16.03.2021, rezulton se bimët objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes datë 23.10.2020, janë bimë Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit daktiloskopik vlerësues të provave materiale, ka rezultuar se në provat materiale objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes datë 23.10.2020 Përroi i Verbër, Fatshi Kuq, Njësia Administrative Horë Vranisht Himarë, nuk u përftuan gjurmë papilare me vlera idëntifikimi;
Lidhur me ngjarjen, nga ana e policisë gjyqësore është kryer edhe kapja dhe arrestimi në flagrancë e shtetasit të dyshuar Hito Kacaboni, si një nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa dhe mbajtjes së një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, të cilit i është sekuestruar edhe;
Një aparat celular i markës Nokia, me kapak me ngjyrë të zezë, me numër IMEI-1 35289810838747, IMEI-2 352898109383746 dhe kartë sim të kompanisë One 686768262;
Identifikimi i vendit të ngjarjes dhe asgjesimit të bimëve narkotike për këtë episod, është bërë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 956/2020, gjatë të cilit janë autorizuar përgjimet e komunikimeve telefonike të shtetasve Maliq Bylyshaj, Shkëlqim Iljazi dhe Hito Kacaboni;
Referuar transktipteve të bisedave telefonike të kryera para dhe pas konstatimit të bimëve të kultivuara në këtë vend, rezulton se të paktën tre prej autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike dhe prodhimit të lëndës narkotike të sekuestruar në këtë episod, janë të shtetasit;
Maliq Bylyshaj,
Shkëlqim Iljazi,
Hito Kacaboni,
Para ngjarjes, por edhe pas saj midis këtyre shtetasve, por edhe shtetasve të tjerë ende të paidentifikuar ka patur biseda me interes, të cilët provojnë autorësinë dhe bashkëpunimin e tyre në kultivimin e bimëve narkotike të mësipërme;
Në vijim, janë përshkruar të gjitha bisedat telefonike të kryera nga subjektet dhe që krijojnë bindjen se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen e këtij episodi;
Episodi nr. 4 është i lidhur me ngjarjen e datës 23.10.2020, konstatim i mbajtjes në banesë të lëndës narkotike, ndodhur në banesën e vjetër të shtetaist Maliq Bylyshaj, fshati Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë; Për këtë ngjarje, është rregjistruar proçedimi penal 1801/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 13.11.2020 me procedimin nr. 956/2020;
Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet e para hetimore, si dhe kqyrja e vendit të ngjarjes, prej të cilës ka rezultuar se vendi i ngjarjes ndodhej në lagjen Gjomit të Kuç Buronjë, konkretisht në territorin e banesën e vjetër të shtetasit Maliq Bylyshaj, gjatë kontrollit të të cilit janë gjëndur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale pjesë materiale bimor të ngjashëm me atë të bimës narkotike Cannabis Sativa, të shpërndara në mënyrë të çrregullt në pjesën e trotuarit të kësaj banese;
Pjesët e bimëve janë në formë boçeje dhe në gjëndje të thatë, të cilat pas peshimit kanë rezultuar 8.5 gram;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 924 datë 27.01.2021, rezulton se materiali bimor i sekuestruar në banesën e shtetasit Maliq Bylyshaj në datën 23.10.2020, është Cannabis, produkt herbal bime Cannabis Sativa L;
Identifikimi i vendit të ngjarjes dhe asgjesimit të bimëve narkotike për këtë episod, është bërë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 956/2020, gjatë të cilit janë autorizuar përgjimet e komunikimeve telefonike të shtetasve Maliq Bylyshaj, Shkëlqim Iljazi dhe Hito Kacaboni;
Referuar transktipteve të bisedave telefonike të kryera para dhe pas konstatimit të materialit bimor në këtë vend, rezulton se të paktën tre prej autorëve të dyshuar të prodhimit të lëndëve narkotike në këtë episod janë;
Maliq Bylyshaj,
Shkëlqim Iljazi,
Hito Kacaboni,
Këta shtetas në bashkëpunim midis tyre kanë përdorur banesën e vjetër të perosnit nën hetim Maliq Bylyshaj, për prodhimin e lëndës narkotike Cannabis Sativa;
Në vijim, janë përshkruar të gjitha bisedat telefonike të kryera nga subjektet dhe që krijojnë bindjen se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen e këtij episodi;
Episodi nr. 5, është i lidhur me ngjarjen e datës 04.08.2020, konstatim i kultivimit të bimëve narkotike në vendet e quajtura QAFA E LUADHIT, PALPJESHKË dhe PËRROI I LEKAJVE, ndodhur në fshatin Tërbaç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë; Për këtë ngjarje, është rregjistruar proçedimi penal nr. 1350/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 16.11.2020 me procedimin nr. 957/2020;
Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet e para hetimore, si dhe kqyrja e vendit të ngjarjes, prej të cilës ka rezultuar si më poshtë vijon;
Në vendin e quajtur QAFA E LUADHIT, me pozicion gjeografik në anën lindore të Lagjes Lekaj, mes një zone të pyllëzuar, në koordinatën N40,14368 – E019,39780, u konstatua një sipërfaqe toke e rrethuar me bimësi të egër dhe pemë me lartësi deri në 6 m, në të cilën ishin kultivuar 65 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, me aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Canabis Sativa, me gjatësi nga 50-160 cm;
Në këtë parcelë kishte llastikë më të cilin vaditeshin bimët narkotike, si dhe në këndin Veri-Lindor të parcelës, në distancën 5 metër në brendësi të pyllit u konstatua dhe një depozitë uji e përshtatur brenda në tokë;
Brenda në depozitën e ujit u vërejt një llastik i cili përshkonte në brendësi të pyllit me drejtim në anën veriore. Pasi u ndoq ky llastik, në distancën 250 m ndërpritej por, u vërejt se në drejtimin verior kishte bimësi të shkelur dhe është përshkuar prej punonjësve të policies;
Pas rreth 50 metër prej vendit ku ndërpritej llastiku në koordinatën N40,14532 – E019,39420, u konstatua një sipërfaqe toke e rrethuar me bimësi të egër dhe pemë me lartësi deri në 6 m, në ku kishte kova plastike me ngjyrë të zezë me përmasa 30 x 20 cm. Në këto kova ishin kultivuar 30 (tridhjetë) bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, me aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Canabis Sativa, me gjatësi nga 20-120 cm;
Në këtë parcelë kishte llastike më të cilin vaditeshin bimët narkotike si dhe llastikë të tjerë të grumbulluar në formë të çrregullt;
Në anën veriore të kësaj parcele, në distancën rreth 250 m, në një zonë të pyllëzuar të quajtur PALPJESHKË, në koordinatën N40,14518 – E019,19320, u konstatua një sipërfaqe toke e rrethuar me bimësi të egër dhe pemë me lartësi deri në 5 metër; Në këtë parcelë kishte goma automjetesh në të cilat ishin kultivuar 30 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, me aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Canabis Sativa, me gjatësi nga 20-40 cm;
Në këtë parcelë kishte llastike më të cilin vaditeshin bimët narkotike si dhe llastikë të tjerë të grumbulluar në formë të çrregullt;
Në vijimësi të kontrollit të territorit, në anën perëndimore të lagjes Lekaj, në një zonë të pyllëzuar të quajtur PËRROI I LEKAJVE, në koordinatën N 40°14’12.62 – E 19°39.2’718, u konstatua një sipërfaqe toke e rrethuar me pemë dhe bimësi të egër. Në këtë parcelë ishin kultivuar 15 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, me aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Canabis Sativa, me gjatësi nga 50-100 cm;
Në përfundim të këtij operacioni të kryer nga policia gjyqësore, ka rezultuar se janë gjendur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe bimë narkotike si më poshtë;
140 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe, boçe, me ngjyrë jeshile dhe aromë të ngjashme me atë të bimës narkotike Cannabis Sattiva, me gjatësi nga 30-160 cm;
Në kuadër të hetimeve paraprake për këtë ngjarje, janë administruar edhe aktet e ekspertimeve biokimik, prej të cilëve ka rezultuar si më poshtë vijon;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 8564 datë 16.09.2020, rezulton se bimët objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes 04.08.2020 Palpjeshkë, janë bimë Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 8570 datë 16.09.2020, rezulton se bimët objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes 04.08.2020 Përroi i Lekajve, janë bimë Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 8581 datë 16.09.2020, rezulton se bimët objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes 04.08.2020 Qafa e Luadhit, janë bimë Cannabis Sativa L;
Identifikimi i vendit të ngjarjes dhe asgjesimit të bimëve narkotike për këtë episod, është bërë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 957/2020, i bashkuar me proçedimin nr. 956/2020, gjatë të cilit janë autorizuar përgjimet e komunikimeve telefonike të disa shtetasve nga të cilët mund të mbidheshin të dhëna me interes për identifikimin autorëve të kultivimit;
Referuar transktipteve të bisedave telefonike të kryera para dhe pas konstatimit të bimëve të kultivuara në këtë vend, rezulton se autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në këtë episod janë shtetasit;
Ervin Mehmetaj,
Romarjo Hasanaj,
Daniel Gjikaj,
Kastriot Gjokaj,
Aranit Gjokaj,
Oltjon Gjokaj,
Përparim Gjinaj,
Platon Mehmetaj,
Arbër Jahaj,
Gilo Novruzaj,
Elsid Gjokaj,për kryerjen e veprës penale të parashikuara nga neni 284/2 të Kodit Penal;
Leandër Gjokaj, për kryerjen e veprës penale të parashikuara nga neni 284/2 të Kodit Penal;
Para ngjarjes, por edhe pas saj midis këtyre shtetasve, por edhe shtetasve të tjerë ende të paidentifikuar ka patur biseda me interes, të cilët provojnë autorësinë dhe bashkëpunimin e tyre në kultivimin e bimëve narkotike të mësipërme;
Po kështu, referuar vlerësimit të transkiptimit të bisedave të kryera prej subjektit Romarjo Hasanaj, rezulton se lidhur me veprimtarinë kriminale të përshkruar më sipër, ka patur dijeni edhe personi nën hetim;
Endrit Zotaj,
Për këtë shtetas Gjyqatri i Hetimeve Paraprake, me vendimin nr. 59 datë 05.03.2021, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Proçedurës Penale, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 300 i Kodit Penal;
Në vijim, janë përshkruar të gjitha bisedat telefonike të kryera nga subjektet dhe që krijojnë bindjen se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen e këtij episodi;
Episodi nr. 6 është i lidhur me ngjarjen e datës 13.08.2020, konstatim i kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur MAJA E RRAOSTATIT dhe QAFA E DËRRASËS, ndodhur në fshatin Kallarat, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë; Për këtë ngjarje, është rregjistruar proçedimi penal 1390/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 13.11.2020 me procedimin nr. 956/2020;
Më konkretisht rezulton se, në datën 13.08.2020, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Maja e Raostratit, poshtë antenave dhe Qafa e Dërrasës që ndodhen në kufirin midis fshatrave Kallarat-Vranisht, janë gjendur dhe sekuestruar bimë narkotike Cannabis Sativa; Referuar kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore të kryera nga policia gjyqësore, rezulton se;
Në një territor të pastruar nga pemët dhe skurret, errethur me rrjetë teli dhe shufra druri u gjetën të kulivuara 140 bimë me lartësi 30-130 cm. Parcela ndodhet në kordinatën 40’12.428 dhe 19’43.693. Në këtë sipërfaqe gjendet një zorrë uji me ngjyrë të verdhë dhe të zezë. Pasi u shkulën bimët e dyshuara si ato të kanabis sativa u morën me cilsinë e provës materiale 5 bimë, ndërsa pjesa tjetër prej 135 bimë u agjësuan në vend me zjarr;
Në mesin e kësaj parcele gjendet një pemë e llojit Hilqe me gjatësi 20 m ku në fundin e sajë gjenden disa tesha, dy ambalazhe plastik 1.5 L me mbishkrimin Bravo dhe Jafa të cilat etiketohen me nr. 2 dhe merren në cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme laboratorike;
Në distancën 700 metër, në anën veri-perëndimore të kësaj parcele gjendet një tjetër parcelë e rrethuar nga pemë dhe shkurre konkretisht në kordinatat 40’20.85.31 dhe 19’72.29.97. Në këtë sipërfaqe gjenden të kultivuara 20 bimë si ato të përshkruara më sipër me gjatsi 40-120 cm;
Në distancë 300 metër nga kjo parcelë gjendet një tjetër parcelë e rrethuar nga shkurre dhe pemë me përmasa 20 x 15 metër dhe konkretisht në kordinatat 40’20.55.06 dhe 19’72.33.86, në të cilën u gjendën të kultivuara 22 bimë me gjatësi 35-110 cm;
Në jugëlindje të kësaj parcele, është gjendur një tjetër parcelë me përmasa 20 x 15 metër dhe konkretisht në kordinatat 40’20.32.08 dhe 19’72.48.69 në të cilën u gjetën të kultivuara 17 bimë si ato narkotike Cannabis Sativa të përshkruara më sipër;
Në jug-perëndim të kësaj parcele gjendet një tjetër parcelë mes pemëve dhe shkurreve me përmasa 20 x 15 metër dhe konkretisht në kordinatat 40’20.61.29 dhe 19’72’53’94, janë gjendur të kultivuara 28 bimë me lartësi 35-120 cm;
Në lindje të kësaj parcele, në distancën 200 metër gjendet një tjetër parcelë e rrethuar me shkurre dhe pemë, me përmasa 20 x 12 metër, konkretisht në kordinatat 40’20.62.20 dhe 19’72.63.80, në të cilën janë gjendur të kultivura 32 bimë me gjatësi 45-120 cm;
Në jug të kësaj sipërfaqe gjendet një tjetër parcelë me përmasa 20 x 17 metër dhe konkretisht në kordinatat 40’20.46.763 dhe 19’72.60.752, në të cilën janë gjendur të kultivuara 40 bimë me gjatësi 35-120 cm;
Në total, në këtë vend janë gjendur dhe sekuestruar 299 bimë të kultivuara në 7 parcela toke dhe me lartësi deri në 120 cm;
Identifikimi i vendit të ngjarjes dhe asgjësimit të bimëve narkotike për këtë episod, është bërë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 956/2020, gjatë të cilit janë autorizuar përgjimet e komunikimeve telefonike të shtetasve Simon Leskaj, Blerin Xhaferaj, Muis Skarra dhe Xhezo Shakaj;
Referuar transktipteve të bisedave telefonike të kryera para dhe pas konstatimit të bimëve të kultivuara në këtë vend, rezulton se autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në këtë episod janë shtetasit;
Simon Leskaj, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 284/2 të Kodit Penal;
Blerin Xhaferaj, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 284/2 të Kodit Penal;
Muis Skarra, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 284/2 të Kodit Penal;
Para ngjarjes, por edhe pas saj midis këtyre shtetasve, por edhe shtetasve të tjerë ende të paidentifikuar ka patur biseda me interes, të cilët provojnë autorësinë dhe bashkëpunimin e tyre në kultivimin e bimëve narkotike të mësipërme;
Në vijim, janë përshkruar të gjitha bisedat telefonike të kryera nga subjektet dhe që krijojnë bindjen se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen e këtij episodi;
Episodi nr. 7, është i lidhur me ngjarjen e datës 21.08.2020, konstatim i kultivimit të bimëve narkotike në vendet e quajtura PALPJESHKË dhe QAFA E LUADHIT, ndodhur në fshatin Tërbaç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë; Për këtë ngjarje, është rregjistruar procedimi penal 1416/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 16.11.2020 me procedimin nr. 957/2020;
Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet e para hetimore, si dhe kqyrja e vendit të ngjarjes, prej të cilës ka rezultuar si më poshtë vijon;
Në vendin e quajtur PALPJESHKË, me pozicion gjeografik në anën lindore të lagjes Lekaj, mes një zone të pyllëzuar, në koordinatën N 40°14’33.2995”- E 19°39’18.864”, u konstatua një sipërfaqe toke e rrethuar me bimësi të egër dhe pemë me lartësi deri në 6 m, në të cilën ishin kultivuar 23 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, me aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Cannabis Sativa, me gjatësi nga 50-150 cm, në të cilën janë gjendur edhe llastikë më të cilin vaditeshin bimët narkotike;
Pas rreth 70 metrave për në anën perëndimore te kësaj parcele, në vendin e quajtur PALPJESHKË është gjendur një parcelë e dytë në koordinatën N 40°14’32.4593”- E 19°39’16.9463”, ku u konstatua një sipërfaqe toke e rrethuar me bimësi të egër dhe pemë me lartësi deri në 5 m. Në këtë parcelë kishte goma automjetesh në të cilat ishin kultivuar 13 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, me aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Cannabis Sativa, me gjatësi nga 20-40 cm.
Në këtë parcelë kishte llastike më të cilin vaditeshin bimët narkotike si dhe llastikë të tjerë të grumbulluar në formë të çrregullt. Ne krahun jugor te kësaj parcele në mes të bimëve është gjendur dhe sekuestruar një bidon uji plastik me mbishkrimin TEPELENA;
Në vijimësi të kontrollit të territorit, rreth 250 metra ne anën jugore te dy parcelave te sipërpërmendura, në vendin e quajtur QAFA E LUADHIT, në një zonë të pyllëzuar, në koordinatën N 40°14’20.0” – E 19°39’50.6”, u konstatua një sipërfaqe toke e rrethuar me pemë dhe bimësi të egër. Në këtë parcelë ishin kultivuar 17 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe me ngjyrë jeshile, me aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Cannabis Sativa, me gjatësi nga 50-150 cm;
Në këtë parcelë kishte llastike më të cilin vaditeshin bimët narkotike si dhe llastikë të tjerë të grumbulluar në formë të çrregullt;
Në përfundim të këtij operacioni të kryer nga policia gjyqësore, ka rezultuar se janë gjendur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe bimë narkotike si më poshtë;
53 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe, boçe, me ngjyrë jeshile dhe aromë të ngjashme me atë të bimës narkotike Cannabis Sattiva, me gjatësi nga 30-150 cm;
Në kuadër të hetimeve paraprake për këtë ngjarje, janë administruar edhe aktet e ekspertimeve biokimik dhe daktiloskopik vlerësues, prej të cilëve ka rezultuar si më poshtë vijon;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 9602 datë 15.10.2020, rezulton se bimët objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes 21.08.2020 Palpjeshkë, janë bimë Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 10150 datë 23.10.2020, rezulton se bimët objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes 21.08.2020 Qafa e Luadhit, janë bimë Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit daktiloskopik vlerësues nr. 7937 datë 03.07.2020, rezulton se në bidonin plastik objekt ekspertimi me mbishkrimin TEPELENA, sekuestruar në vendin e ngjarjes 21.08.2020 Palpjeshkë, nuk u pëftuan gjurmë papilare të vlefshme për identifikim;
Identifikimi i vendit të ngjarjes dhe asgjesimit të bimëve narkotike për këtë episod, është bërë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 957/2020, i bashkuar me proçedimin nr. 956/2020, gjatë të cilit janë autorizuar përgjimet e komunikimeve telefonike të disa shtetasve nga të cilët mund të mbidheshin të dhëna me interes për identifikimin autorëve të kultivimit;
Referuar transktipteve të bisedave telefonike të kryera para dhe pas konstatimit të bimëve të kultivuara në këtë vend, rezulton se autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në këtë episod janë shtetasit;
Ervin Mehmetaj, për kryerjen e veprës penale të parashikuara nga neni 284/2 të Kodit Penal;
Daniel Gjikaj, i thirrur edhe me pseudonimin “Kallaro”, për kryerjen e veprës penale të parashikuara nga neni 284/2 të Kodit Penal;
Aranit Gjokaj, për kryerjen e veprës penale të parashikuara nga neni 284/2 të Kodit Penal;
Përparim Gjinaj, për kryerjen e veprës penale të parashikuara nga neni 284/2 të Kodit Penal;
Platon Mehmetaj, për kryerjen e veprës penale të parashikuara nga neni 284/2 të Kodit Penal;
Para ngjarjes, por edhe pas saj midis këtyre shtetasve, por edhe shtetasve të tjerë ende të paidentifikuar ka patur biseda me interes, të cilët provojnë autorësinë dhe bashkëpunimin e tyre në kultivimin e bimëve narkotike të mësipërme;
Po kështu, referuar vlerësimit të transkiptimit të bisedave të kryera prej subjektit Ervin Mehmetaj, rezulton se lidhur me veprimtarinë kriminale të përshkruar më sipër, ka patur dijeni edhe personi nën hetim;
Bahtjar GJIKAJ, lindur dhe banues në Tërbaç, Njësia Administrative Horë Vranisht Himarë;
Për këtë shtetas Gjyqtari i Hetimeve Paraprake, me vendimin nr. 59 datë 05.03.2021, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Proçedurës Penale, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 302 i Kodit Penal, pasi ky person ka dhënë informacione të vazhdueshme subjekteve të tjerë lidhur me lëvizjet e policisë në fshat, me qëllim fshehjen e tyre dhe moskapjen nga policia;
Në vijim, janë përshkruar të gjitha bisedat telefonike të kryera nga subjektet dhe që krijojnë bindjen se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen e këtij episodi;
Episodi nr. 8 është i lidhur me ngjarjen e datës 10.09.2020, konstatim i kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur QAFA E QARRIT, ndodhur në fshatin Vranisht, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë; Për këtë ngjarje, është rregjistruar proçedimi penal 1503/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 13.11.2020 me procedimin nr. 956/2020;
Më konkretisht rezulton se, në datën 10.09.2020, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Qafa e Qarrit që ndodhet në mes të një zone të pyllëzuar në fshatin Vranisht, në anën lindore të lumit Shushicë, janë gjendur dhe sekuestruar të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sativa; Referuar kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore të kryera nga policia gjyqësore, rezulton se;
Në koordinatën gjeografike N 40°13’21,72904’’ E 19°44’5,54003’’, është konstatuar një sipërfaqe toke e rrethuar me bimësi të egër dhe pemë me lartësi deri në 4 metër, në të cilën ishin kultivuar 70 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe dhe pjesërisht boçe, me ngjyrë jeshile, me aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike kanabis Sattiva, me gjatësi nga 50-200 cm;
Pas kryerjes së veprimeve proceduriale është proçeduar me asgjësimin e 70 bimëve me shkulje dhe djegie në zjarr, ndërsa 5 pjesë bimësh u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe për ekzaminime të mëtejshme laboratorike;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 11310 datë 02.10.2020, rezulton se bimët objekt ekspertimi, janë bimë Cannabis Sativa L;
Në total, në këtë vend janë gjendur dhe sekuestruar 70 bimë të kultivuara me lartësi 50 – 200 cm;
Identifikimi i vendit të ngjarjes dhe asgjesimit të bimëve narkotike për këtë episod, është bërë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 956/2020, gjatë të cilit janë autorizuar përgjimet e komunikimeve telefonike të shtetasve Xhezo Shakaj, Bashkim Davacaj dhe Blerin Xhaferaj;
Referuar transktipteve të bisedave telefonike të kryera para dhe pas konstatimit të bimëve të kultivuara në këtë vend, rezulton se autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në këtë episod janë shtetasit;
Xhezo Shakaj, lindur dhe banues në Kallarat, me numër në përdorim 685085090, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 284/2 të Kodit Penal;
Bashkim Davacaj, lindur dhe banues në fshatin Kallarat, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 284/2 të Kodit Penal;
Blerin Xhaferaj, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 284/2 të Kodit Penal;
Para ngjarjes, por edhe pas saj midis këtyre shtetasve, por edhe shtetasve të tjerë ende të paidentifikuar ka patur biseda me interes, të cilët provojnë autorësinë dhe bashkëpunimin e tyre në kultivimin e bimëve narkotike të mësipërme;
Në vijim, janë përshkruar të gjitha bisedat telefonike të kryera nga subjektet dhe që krijojnë bindjen se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen e këtij episodi;
Episodi nr. 9, është i lidhur me ngjarjen e datës 16.09.2020, konstatim i kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur PËRROI I PISHQEVE, ndodhur në fshatin Gjorm, Njësia Administrative Brataj, Bashkia Selenicë; Për këtë ngjarje, është regjistruar procedimi penal 1508/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 16.11.2020 me procedimin nr. 957/2020;
Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet e para hetimore, si dhe kqyrja e vendit të ngjarjes, prej të cilës ka rezultuar se vendi i ngjarjes ishte rreth 35 m2 dhe ndodhej buzë lumit Shushica në kordinatat N4019’52,4” E019 38’29,8” dhe në të cilin janë gjendur të kultivuara 15 bimë të dyshuara narkotike me lartësi 100 deri 140 cm;
Në përfundim të këtij operacioni të kryer nga policia gjyqësore, ka rezultuar se janë gjendur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe bimë narkotike si më poshtë;
15 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe, boçe, me ngjyrë jeshile dhe aromë të ngjashme me atë të bimës narkotike Cannabis Sattiva, me gjatësi nga 100-140 cm;
Në kuadër të hetimeve paraprake për këtë ngjarje, është administruar edhe akti i ekspertimit biokimik, prej të cilit ka rezultuar si më poshtë vijon;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 9339 datë 07.10.2020, rezulton se bimët objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes 16.09.2020 Përroi i Pishqeve, janë bimë Cannabis Sativa L;
Identifikimi i vendit të ngjarjes dhe asgjesimit të bimëve narkotike për këtë episod, është bërë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 957/2020, i bashkuar me proçedimin nr. 956/2020, gjatë të cilit janë autorizuar përgjimet e komunikimeve telefonike të disa shtetasve nga të cilët mund të mblidheshin të dhëna me interes për identifikimin autorëve të kultivimit;
Referuar transktipteve të bisedave telefonike të kryera para dhe pas konstatimit të bimëve të kultivuara në këtë vend, rezulton se autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në këtë episod është shtetasi;
Klinton Shehaj, për kryerjen e veprës penale të parashikuara nga neni 284/2 të Kodit Penal;
Lidhur me këtë ngjarje është marrë person nën hetim edhe shtetasi Gëzim Kuci, banues në lagjen Lef Sallata, Vlorë, me numër telefoni 696983003, mbajtës i numrit personal të identifkimit F10217141B, fillimisht i dyshuar si bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal dhe më pas, konkretisht në datën 11.03.2021, me urdhër të prokurorit është ndryshuar cilësimi juridik i faktit në ngarkim të këtij përsoni, duke i atribuar veprën penale të Moskallëzimit të krimit, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;
Ky ndryshim është urdhëruar bazuar në vlerësimin e materialeve të përgjimit të transkiptuara dhe konkretisht dy bisedave të kryera me personin nën hetim Klinton Shehaj në datën 16.09.2020, në të cilat e pyet lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 16.09.2020, asgjesimin nga policia e 15 bimëve narkotike në vendin e quajtur PËRROI I PISHQEVE, ndodhur në fshatin Gjorm, Njësia Administrative Brataj, Bashkia Selenicë;
Po kështu, në deklarimin si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Gëzim Kuci ka shpjeguar se me shtetasin Klinton Shehaj ka patur një marrëdhënie financiare borxhi, për shitjen e një automjeti dhe se për këtë aryse kanë komunikuar disa herë në telefon dhe se nuk ka asnjë lidhje me kultivimin e bimëve narkotike;
Pra, rezulton e provuar se persona nën hetim ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, por nuk e ka kallëzuar atë në policinë e shtetit;
Në vijim, janë përshkruar të gjitha bisedat telefonike të kryera nga subjektet dhe që krijojnë bindjen se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen e këtij episodi;
Episodi nr. 10, është i lidhur me ngjarjen e datës 03.10.2020, konstatim i kultivimit të bimëve narkotike në vendet e quajtura VARJESHTË dhe SHELGU, ndodhur në fshatin Kallarat, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë; Për këtë ngjarje, është regjistruar proedimi penal 1363/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 13.11.2020 me procedimin nr. 956/2020;
Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet e para hetimore, si dhe kqyrja e vendit të ngjarjes, prej të cilës ka rezultuar se vendi i ngjarjes ndodhej në vendin e quajtur Shelgu dhe Varjeshtë, të ndodhura në anën Jugore të fshatit Kallarat dhe në krahun Perëndimor të rrugës nacionale Kallarat – Kuç;
Më konkretisht, në mes të një zone kodrinore të pyllëzuar, në koordinatën N 40°11’25.3”- E 019°45’62.9”, janë konstatuar të kultivuara në 12 tarraca me formë të çrregullt, me përmasa 25 x 5 metra, 681 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe, boçe, me ngjyrë jeshile dhe aromë të ngjashme me atë të bimës narkotike Cannabis Sattiva, me gjatësi nga 30-130 cm, si dhe 937 gropa të hapura bosh;
Nga kqyrja e detajuar e kryer prej policisë gjyqësore ka rezultuar se në distancën 30 metra nga lera me drejtim Verior, janë gjendur;
Taraca nr. 1 konstatohen 42 gropa bosh, me sipërfaqe rrethore dhe pa bimë, gati për kultivim;
Taraca nr. 2 konstatohen 60 gropa bosh dhe 1 gropë e kultivuar me 1 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe dhe boçe, me ngjyrë jeshile dhe aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Cannabis Sattiva;
Taraca nr. 3 konstatohen 140 gropa bosh, gati për kultivim;
Taraca nr. 4 konstatohen 120 gropa bosh dhe 5 bimë si ato të përshkuara më sipër;
Taraca nr. 5 konstatohen 150 gropa bosh dhe 25 bimë si ato të përshkuara më sipër;
Taraca nr. 6 konstatohen 200 gropa bosh dhe 12 bimë si ato të përshkuara më sipër;
Taraca nr. 7 konstatohen 180 gropa bosh dhe 4 bimë si ato të përshkuara më sipër;
Taraca nr. 8 konstatohen 64 bimë si ato të përshkuara më sipër;
Taraca nr. 9 konstatohen 180 bimë si ato të përshkuara më sipër;
Taraca nr. 10 konstatohen 45 gropa bosh dhe 140 bimë si ato të përshkuara më sipër;
Taraca nr. 11 konstatohen 100 bimë si ato të përshkuara më sipër;
Taraca nr. 12 konstatohen 150 bimë si ato të përshkuara më sipër;
Pas kryerjes së veprimeve procedurale u procedua me asgjësimin e 681 bimëve me shkulje, copëtim dhe djegie në zjarr, ndërsa 10 pjesë bimësh me konstrukt kërcell, gjethe dhe boçe, me lartësi deri në 25 cm, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme laboratorike;
Në pjesën Jugore të kësaj parcele gjendet një përrua i cili ka rrjedhjen e ujërave Jug – Veri, si dhe një gropë ujëmbledhëse Lerë, me përmasat 3 x 6 metra, e mbushur me ujë dhe e mbuluar me një rrjetë sintetike me ngjyrë Gri; Nga brendësia e lerës del një tub plastik uji me ngjyrë të zezë që vazhdon në drejtim të verior dhe përshkon të gjitha tarracat e sipërpërmendura;
Në anën lindore të ujëmbledhësit në anë të përroit, në një distancë prej 13 metrash, është gjendur dhe sekuestruar;
një çantë material sintetik me ngjyrë të verdhë me mbishkrimin ESSELUNGA;
dy shishe me ngjyrë kafe me mbishkrimin e birrës KAON, 0.5 L;
një ndriçues Led me ngjyrë të Zezë dhe të Kuqe;
një qese me ngjyrë blu, ku brenda saj gjenden një palë pantallona xhins me ngjyrë blu si dhe një bluzë me ngjyrë blu me mbishkrimin TRAINING KAPPA SPORT;
një palë dorashka me ngjyrë të bardhë dhe të verdhë, me mbishkrimin KAISER;
Po kështu, në një distancë 50 metra në Perëndim të ujëmbledhësit/lerës dhe tarracave, në mes të pyllit gjendet një ambient i përshtatur si kasolle e mbuluar me plasmas, brenda të të cilit janë gjendur dy krevate metalik, dyshekë dhe batanije; Gjithashtu brenda këtij ambienti, janë gjëndur dhe sekuestruar;
një bidon plastik, me ngjyrë Jeshile me mbishkrimin FANTA, 1.5 L;
një bidon plastik, me ngjyrë Jeshile me mbishkrimin në tapën e tij BIRA STELA, 1.5 L;
dy paketime me qese me mbishkrimin PERFETTO;
një qese transparente;
një filxhan kafeje me ngjyrë të bardhë me vija të zeza;
një qese e kuqe me stampime të zeza;
një qese me ngjyrë të bardhë e mbishkrimin MARKETI IM;
një qese me ngjyrë të verdhë me mbishkrimin në krye të saj BALOCCO;
Në Jug të kësaj kasolle, po në mes të pyllit, në distancë 50 metra në vijë ajrore, gjendet një ambient tjetër i mbuluar me plasmas, i mbështetur në dru dhe shkopinj, brenda të të cilit janë gjëndur dhe sekuestruar;
dy qese me ngjyrë rozë;
dy qese me ngjyrë blu;
një qese me ngjyrë të verdhë;
një qese me ngjyrë të zezë;
një palë dorashka me ngjyrë blu dhe të zezë, me mbishkrimin SIZE;
dy peshore elektronike me ganxhë, njëra me ngjyrë të zezë dhe tjetra me ngjyrë të verdhë;
tre palë gërshërë.
Brenda këtij ambienti, në tokë, brenda një qese me ngjyrë të zezë, gjendet një sasi materiali bimor me ngjyrë jeshile dhe aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Cannabis Sattiva; Po kështu, poshtë mbulesës/çatisë së kësaj kasolle, të fiksuara në telat të cilat ndodhen në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e saj, gjenden të varura në gjendje të lirë, pjesë bimësh me konstrukt kërcell, gjethe dhe boçe, me ngjyrë jeshile dhe aromë karakteristike si ajo e bimës narkotike Cannabis Sattiva, me gjatësi deri ne 40 cm, të cilat janë marë me cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme laboratorike, së bashku me sasinë e materialit bimor të gjetur në tokë brenda kësaj kasolle; Kjo sasi e gjetur në këtë ambient ka qënë në proces tharje dhe me prekje me dorë konstatohet se është pjesërisht e thatë;
Në përfundim të këtij operacioni të kryer nga policia gjyqësore, ka rezultuar se janë gjendur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe bimë narkotike si më poshtë;
34 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva;
2 kg material bimor i dyshuar Cannabis Sattiva në gjendje të thatë;
681 bimë me konstrukt rrënjë, kërcell, gjethe, boçe, me ngjyrë jeshile dhe aromë të ngjashme me atë të bimës narkotike Cannabis Sattiva, me gjatësi nga 30-130 cm;
Në kuadër të hetimeve paraprake për këtë ngjarje, janë administruar edhe aktet e ekspertimeve biokimik dhe daktiloskopik vlerësues, prej të cilëve ka rezultuar si më poshtë vijon;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 9320 datë 07.10.2020, rezulton se bimët objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes 03.10.2020 Varjeshtë, janë bimë Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit kimik nr. 10115 datë 22.10.2020, rezulton se pjesët e bimëve objekt ekspertimi të sekuestruara në vendin e ngjarjes 03.10.2020, janë pjesë bimësh Cannabis Sativa L;
Referuar aktit të ekspertimit daktiloskopik vlerësues nr. 9431 datë 09.10.2020, rezulton se në objektet e ekspertimit, fiksuar si provë materiale gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në parcelat e kultivuara me bimë të dyshuara narkotike, ndodhur në datën 03.10.2020 në vendin e quajtur Varjeshtë, nuk u përftuan gjurmë papilare me vlera identifikuese;
Referuar aktit të ekspertimit biologjik ADN-je nr. 85 datë 07.01.2021, rezulton se në objektet e ekspertimit, fiksuar si provë materiale gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në parcelat e kultivuara me bimë të dyshuara narkotike, ndodhur në datën 03.10.2020 në vendin e quajtur Varjeshtë, nuk ka njolla gjaku, fije floku, si dhe mbetje të vlefshme për identifikim individual me analizën e ADN-së;
Identifikimi i vendit të ngjarjes dhe asgjesimit të bimëve narkotike për këtë episod, është bërë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 956/2020, gjatë të cilit janë autorizuar përgjimet e komunikimeve telefonike të shtetasve Simon Leskaj, Blerin Xhaferaj, Xhezo Shakaj, Agurim Jonuzaj, Muis Skarra dhe Haziz Xhaferaj;
Referuar transktipteve të bisedave telefonike të kryera para dhe pas konstatimit të bimëve të kultivuara në këtë vend, rezulton se autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në këtë episod janë shtetasit;
Simon Leskaj, lindur dhe banues në fshatin Kallarat, me numër telefoni në përdorim 682774583, për veprat penale të parashikuar nga neni 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal;
Blerin Xhaferaj, banues në Vranisht, Njësia Administrative Horë Vranisht, Bashkia Himarë, mbajtës i numrit personal të identifikimit I50428072A, me numër telefoni në përdorim 684652440, për veprat penale të parashikuar nga neni 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal;
Xhezo Shakaj, lindur dhe banues në Kallarat, me numër telefoni në përdorim 685085090, për veprat penale të parashikuar nga neni 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal;
Agurim Jonuzaj, lindur në fshatin Kallarat dhe banues në lagjen Isa Boletini, rruga Sulejman Delvina, Vlorë, me numër telefoni në përdorim 692211547, për veprat penale të parashikuar nga neni 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal;
Muis Skarra, lindur në Dibër dhe banues në Kamëz, Tranë, me numër telefoni në përdorim 693126455, për veprat penale të parashikuar nga neni 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal;
Para ngjarjes, por edhe pas saj midis këtyre shtetasve, por edhe shtetasve të tjerë të paidentifikuar ka patur biseda me interes, të cilët provojnë autorësinë dhe bashkëpunimin e tyre në kultivimin e bimëve narkotike të mësipërme;
Lidhur me këtë ngjarje është marrë person nën hetim edhe shtetasi;
Haziz Xhaferaj, lindur dhe banues në fshatin Kallarat Vlorë, me numër telefoni në përdorim 683890426, fillimisht i dyshuar si bashkëpunëtor në kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal dhe më pas, konkretisht në datën 17.12.2020 me urdhër të prokurorit është ndryshuar cilësimi juridik i faktit në ngarkim të këtij përsoni;
Për këtë person nën hetim është provuar fakti se ka patur dijeni për bimët narkotike të kultivuara, pasi ka punuar si punëtor fizik në kultivimin e bimëve narkotike nga personat e tjerë nën hetim;
Po kështu, nga përgjimet telefonike, konkretisht nga bisedat e kryera prej subjektit Xhezo Shakaj dhe Agurim Jonuzaj në datën 13.09.2020, dhe bisedën e kryer në datën 03.10.2020 prej subjektit Xhezo Shakaj dhe bashkëshortes së tij, del në mënyrë të qartë se kjo parcelë në vendin e quajtur Varjeshtë, është kultivuar prej shtetasit Agurim Jonuzaj në bashkëpunim me subjektet e tjerë;