BallinaOP EDTenderi 2: “T’i bëjmë nënën Shqipërisë”

Tenderi 2: “T’i bëjmë nënën Shqipërisë”

Nga Basir Çollaku
Tenderi: T’i bëjmë nënën Shqipërisë
Fondi limit:  28.748 kilometër katrorë
Objekt : Asgjësimi, shpopullimi
Ofertues: Qeveria, me përfaqësues Edi Ramën administrator dhe katër ministra aksionerë
Trafikantët dhe Mafia: Katër organizata e grupe mafioze me katër emra në Bord
Oligarkët: përfaqësuar me katër biznesmenë gjithçka kafshues në ekonomi
Palë e tretë: Bashkiakët dhe rilindasit e pakënaqur të përfaqsuar nga Erjon Veliaj
Data e shpalljes: shtator 2013
Dorëzimi: pa afat
Specifikime teknike:
Të jenë të pacipë
Të paskrupullt
Delenxhinj
Armiq të Shqipërisë
Mbikqyrës të punimeve
Prokuroia, SPAK
Gjykata
Polica
SHISH
Fitues: Edi Rama dhe katër ministra, katër biznesmenë oligarkë, katër grupe mafioze. Erjon Veliaj..
Aktualisht: Kërkojnë shtesë kontrate…
Palaçot, xhelatët, vampirët, zarbot, horrat, maskarenjtë, batakçinjtë, lëpirësit, zvarranikët, zuzarët, zorraxhinjtë, hajdutët, vemjet, torollakët, gomerët, karabushët, derdimenët, zullapët, hafijet, eunukuët, tutkunët, kafsharët, kurrizpërdorurit, servilët, dallkaukët, matrapazët, kastravecët e thinjur, idiotët, injorantët, plehraxhinjtë, kaposhë kotecesh, morraxhinjtë, të shthururit, drogaxhinjtë, vrasësit, burrecët, vagabondët, zgjyranët, mafiozët. Të gjithë gati, në këmbët e pushtetit. Për të mbledhur qindarkat  e ndyra të përdorjes. Ju jeni të paZot e të pafe. Ju e lini larg djallin. Sepse formoni ushtrinë e të keqes kundër vendit. Keni mbushur shumë zyra publike, qeveritare, paralamentare, policie, drejtësie, ojf-je, ekonomie, mediatike, duke blerë të djeshmen, vrarë të nesërmen, shpërbërë të sotmen.
Jeni fituesit e tenderit “ti bëjmë nënën Shqipërisë”. Prej vitesh ia keni dalë dhe e keni shpartalluar, në çdo trajtë, kudo keni vënë dorë.
Degjeneruat sojnikët, profesionistët, mbajtët në kurriz sojsëzët, analfabetët.
U turrët kanibalisht mbi mjekët, pedagogët, mësuesit, studentët, gjyqtrarët e prokurorët e pabindur, ekonomistët, juristët, inxhinierët, avokatët, artistët, akademikët, ushtarakët, gazetarët, policët e ndershëm, biznesmenët, tregtarët. Qëlluat me gjithçka mbi këdo dinjitar zanatçi jashtë formatit tuaj.
Dhe shpikët. Sajuat dykëmbësha të bindur, kokëtundës pa veshë dhe sy, të cilët i plasët nëpër zyra, duke stallëzuar institucionet. Rrokullisja po shkonte drejt pamundësisë për të ndaluar. Ata u rreshtuan nën freskun e udhëheqjes, mbushën xhepat me shkresat e partisë-shtet dhe nisën të fryhen si dijetarët e pushtetit. Zyrat publike ndërtuar për shtetarë, u kthyen në magazina kungujsh me kostume, zinxhirë ari, roleksë të plaçkitura. Kur u siguruat se krriçët publikë, nuk dinin as të shkruanin, as të thonin jo, nisët shkretimin ekonomik dhe boshatisjen e vendit nga shqiptarët, si lot i dytë tenderit “Ti bëjmë nënën Shqipërisë” me të njëjtët fitues.
Futët lebrozisht duart në buxhet, të ardhurat e xhepave të qytetarëve. Krijuat priamidat më absurd të plehrave, duke përlarë gjysëm miliardë euro, e shëprndarë nëpër xhepat tuaj të pisët. Lukunia me lakmi të shfrenuar mes jush në qeveri, bëri të kafshonit ku mundët. Shpikët investitorët strategjikë, ashtu si ligjin individual të Teatrit Kombëtarë dje, për të coptuar pronën publike në bregdet dhe e ndatë në pjatën e qeverisë mes njëri-tjetrit. Nuk latë çapaçul, të gjallë e të vdekur, pa përdorur emrin, për të ushqyer babëzinë. Zutë duart me koncensione për naftë, minerale, prona në bregdet, ujë, diell, shi, ajër. Përcaktuat shërbime për 50 vitet e ardhshme në shëndetësi, arsim, bujqësi, ekonomi, hashash, heroinë, Arbitrazh, kokainë, vrasje me porosi me dhe pa pagesë. Detyruat me çdo formë ikjen e 500 mijë shqiptarëve kryesisht të rinj, duke mbsuhur vendin me prindër të bvraktisur e të moshuar. Tani po i këmbeni me afrikanë e aziatikë, duke krijuar me shpejtësi pellgun e njerëzve të padobishëm për skotën tuaj.  Drejtësinë e bëtë mall në kërkim, duke e futur nëpër xhepa e shpërndarë sipas oreksit të stomakut tuaj, dendur me krim. Përzutë investitorë të huaj duke i shembur në dru, tritolosur ca të tjerë, sollët miliardat kriminale nga ofshoret. U bëtë ortakë me burgjet 313, 302, e gjithë qelitë e sigurisë së lartë, pasi në telefonat tuaj janë mesazhet kanosëse të tyre për shpërblimet ende të  padhëna nga shërbimet elektorale e kriminale të kryera për llogarinë tuaj. Por në gjuhën e armëve, ju zbrapseni me sekonda dhe ua keni dhënë hisen e kërkuar, madje me kamatë. Hapini komunikimet në mesazhe dhe biseda telefonike me bandat nëpër qeli, nëse keni këllqe.

Mëkatet janë pafundësisht të shumta. Drejtësia zyrtare nuk mundet ti ndëshkojë. Kërkon më shumë vite se njerëzit kanë mundësi. Ajo popullore është më e duhura. Ajo është është emergjencë kombëtare. Eshtë emergjencë t’u heqësh nga duart këtyre keqbërsve tenderin e krijuar për asgjësimin tonë. Ditët janë vonë, orët të ngadalta..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular