BallinaKryesoreBasha i ftuar nderi në Ditën e Biznesit 2019 në Berlin: PD...

Basha i ftuar nderi në Ditën e Biznesit 2019 në Berlin: PD do zbatojë masat e duhura për zhvillimin e biznesit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i ftuar nderi ne Diten e Biznesit 2019 ne Berlin.

Njoftimin për këtë pjeamrrje kreu i opozitës e ka ndarë në facebok me ndjeksit e tij ku ka theksuar se “PD do të zbatojë gjithë masat e duhura për zhvillimin e biznesit në Shqipëri”.

Postimi i Lulzim Bashes ne FB

I nderuar të merrja pjesë në Ditën e Biznesit 2019 me sloganin“Fillim i ri për Gjermaninë dhe Europën” organizuar nga Këshilli Ekonomik Gjerman me pjesëmarrjen e 4000 sipermarresve, ministra të kabinetit Merkel, kryetaren e CDU- Annegret

Kramp-Krrenbauer  dhe kandidatin e Partisë Popullore Europiane për President të Komisionit Europian Manfred Ëeber.

Gjëja më e rëndësishme për kryetaren e CDU, Annegret Kramp Karrenbauer është që kompanitë në Gjermani të mbeten konkurruese: mungesa e punëtorëve të kualifikuar, kostot e energjisë dhe siguria e furnizimit, stimuj për investime, kërkime dhe infrastrukturë janë paketat e masave të propozuara në këtë funksion.

Zgjidhje në vend të krizave, guxim në vend të frikës është moto e Manfred Ëeber, Kandidati për President i Komisionit Europian i cili theksoi se qëndron për një politikë të bazuar në investime, mundësi dhe konkurrencë.

Një mundësi unike për të parë nga afër mekanizmat se si një qeveri e përgjegjshme bashkëpunon me sipërmarrjen, dialogon me të dhe planifikon masa lehtësuese në funksion të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Biznesi është gjeneratori i zhvillimit dhe punësimit ndaj PD është e vendosur të zbatojë masat e nevojshme për të lehtësuar klimën e biznesit dhe për të garantuar një mjedis tërheqës për investimet e huaja siç kemi parashikuar në planin tonë ekonomik. Gjithçka në funksion të punësimit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. #ShqipëriaSiEuropa

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular