Prej disa vitesh është kthyer në një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe më i preferuari i vajzave. Bëhet fjalë për Butrint Imerin, i cili së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi kur ishte shumë i vogël.
Ndonëse tiparet e errëta i ka trashëguar edhe sot, mund të themi se Imeri ka ndryshuar shumë. Butrinti secilën foto të publikuar nga fëmijëria e ka shoqëruar me një pjesë nga hitet e tij.
“Unë coca-cola e ti pepsi”, shkruan Butrinti krahas një fotoje ku duket me një pije të tillë në dorë.
Duke parë drejt aparatit me një zemër të vizatuar në faqe, këngëtari shkruan: “Kuku zemra jem.
Kujtojmë që përpos mbështetjes dhe dashurisë, vajzat nuk kursehen edhe të “përkujdesen” për idhullin e tyre kur kanë mundësinë.
Disa ditë më parë u bë viral një moment gjatë koncertit të Butrintit, ku një fanse i fshin djersët këngëtarit. Imeri ndodhej i ulur pranë publikut, moment të cilin fansja e ka shfrytëzuar për ti tharë djersët që e kishin mbuluar.
Më gjeste, këngëtari e falënderoi vajzën.