Një 19-vjeçar shqiptar ndërroi jetë në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmjen midis të shtunës së 13 gushtit dhe të dielës 14 gusht në Godega/Sant’Urbano të Trevisos.
Së bashku me të riun shqiptar Xhuliano Kellici, udhëtonin edhe tre miqtë e tij Daniele Ortolan, Marco Da Re dhe Daniele De Re, të cilët po ashtu mbetën viktima të përplasjes së fuqishme.
Të katër djemtë në një shkrim të medias italiane CorrierdellaSerra cilësohen si tepër të sjellshëm dhe punëtor, ndërkohë që ishin angazhuar në sport, pasi merreshin me çiklizëm, futboll dhe not.
“Një miqësi e lindur në shkollë – që në shkollën fillore – dhe e çimentuar ditë pas dite. Lojëra futbolli, xhiro me biçikletë, mbrëmje së bashku, si adoleshent dhe më pas si të rritur, i kalonin duke folur për gjithçka. Djemtë që vdiqën në përplasjen e tmerrshme të një nate tjetër jetonin të gjithë në këto anë, në fshatrat e kufizuar nga rruga shtetërore 13 Pontebbana që lidh Veneton dhe Friuli-Venezia Giulia”, thuhet në artikullin dedikuar 4 djemve.
Edhe kryetari i komunës së Canevas Dino Salatin, ku jetonte 18-vjeçari Marco Da Re, ka shpërthyer në lot kur i është dashur të flasë për mediat
“Të njëjtën skenë shkatërruese të përjetuar nga të katër familjet. Mendoj për dhimbjen e këtyre baballarëve dhe nënave, por mendoj edhe dhimbjen e përjetuar nga agjentët para se t’i jepnin lajmin”, thotë ai.
Ndërkohë, sa i përket Xhuliano Kellicit, ai ka luajtur si portier në një prej akademive të futbollit në zonë.
“Pranë stacionit ndalojnë disa djem me kostume sportive. Ata e njihnin mirë Xhuliano Kellicin, 19-vjeçarin me origjinë kosovare që banonte në Cordignano. “Kam luajtur futboll me të pikërisht në Orsago, mes Allievit. Ai ishte një portier shumë i fortë”, tregon Mohamedi për median italiane,
Ai dukej i trishtuar nga “lajmi i hidhur” i mësuar në mëngjes për Xhulianon dhe tre djemtë e tjerë , ndërsa vijon: “Pastaj humbëm kontaktin sepse të dy ndryshuam ekip, muaj më parë kemi kryqëzuar rrugët rastësisht: ai më tha se e kishte lënë futbollin, por po mendonte të fillonte nga e para…”.