Mançester Junajtid futet fuqishëm në merkato në orët e fundit, më saktë “Djajtë e kuq” duken të tërbuar, duke parë lumin e parave që kanë vendosur të hedhin
Pas janë gati të mbyllin tratativën me Kasemiron me një vlerë totale prej 170 milionë eurosh (100 si rrogë dhe 70 për kartonin), lëvizja e radhës është ylli brazilian i Ajaksit, Entoni.
Ish-mentori i tij, Erik Ten Hag, e adhuron sulmuesin anësor, aq sa i ka detyruar drejtuesit e “Djallit” të bëjnë çdo sakrificë për ta afruar në skuadër. Pasi kanë parë që t’u refuzohet një ofertë prej 80 milionë eurosh, dje mund të ketë ardhur oferta e duhur: 100 milionë euro.
Në të tilla shifra Ajaksi me shumë mundësi pritet të dorëzohet, ndërkohë që lojtari nga ana e tij ka nisur kapriçot e para te Ajaksi.
Ai ka vendosur që të mos stërvitet me grupin në prag te sfidës me Sparta Roterdam, ndeshje e vlefshme për kampionatin holandez.
Ky është një mësazh i qartë se ai dëshiron të largohet edhe pse Ajaksi i ka rezistuar tundimit deri tani.
Panorama Sport