Ka nderruar jete ne SHBA ish kreu i PLL z.Guri Durollari. Lajmi jepet nga kryetari i Partise Levizja e Legalitetit Shpetim Axhami ne rrjetin social ne FB.
Statusi i Shpetim Axhamit ne FB (Kryetarit aktual te PLL)
Ndërron jetë z.Guri Durollari.
Me dhimbje morēm lajmin se nē SHBA ka ndërruar jetë z.Guri Durollari ish kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit në vitet 1993-1998 dhe Deputet i Kuvendi të Shqipërisë për PLL përgjatë viteve 1997-2001.
z.Durollari rridhte nga një familje atdhetare patriotike nga Pogradeci dhe si një i tillë ne egzil e më vonë edhe në Shqipëri gjithë jetën e vet e vuri në shërbim të interesit kombëtar duke punuar e kontribuar për kthimin e mbretërisë në Shqipëri.
Me ardhjen e pluralizmit në Shqipëri ai vjen në atdheun mëmë i inkuadruar në strukturat e larta të PLL dhe në Kuvendin e XII zgjidhet kryetar i partisë.
Gjatë Referendumi të viti 1997 për ndryshimin e formës së regjimit nga republike ne monarki z.Durollari ishte në krah të Mbretit Leka I në fushatë në të gjithë Shqipërinë duke u takuar me elektoratin edhe aty ku asnje politikan tjetër mund të shkonte për takime.
Po në zgjedhjet e vitit 1997 z.Durullari zgjidhet deputet i Kuvendit duke përfaqësuar me dinjitet Partine Levizja e Legalitetit për çdo kërkesë politike dhe programire të saj duke kundërshtuar gjithashtu manipulimin e bërë në lidhje me rezultatet faktikike pro mbretërisë.
Në emër të PLL dhe të gjithë legalistëve i shprehim ngushëllimet tona familjes Durollari, miqve dhe shokëve për humbjen e këti njeriu të dashur dhe me vlera të larta për të gjithë ne.
Lutemi që i ndieri Durollori, u prehtë në Paqe.