BallinaSportRooney “i bën formacionin” Ten Hag: Mos e aktivizo Ronaldon ndaj Liverpool-it,...

Rooney “i bën formacionin” Ten Hag: Mos e aktivizo Ronaldon ndaj Liverpool-it, ç’të hyn në punë Casemiro?!

Wayne Rooney ka këshilluar trajnerin e Manchester United, Erik Ten Hag që të fokusohet tek “energjia” në fushë kundër rivalëve të hidhur të Liverpool-it, edhe nëse kjo bie në kurriz të Cristiano Ronaldos. Trajneri i D.C.

United mendon se ish-shoku i tij i skuadrës dukej i papërshtatshëm gjatë humbjes tronditëse 4-0 të “Djajve të Kuq” në Brentford, herën e fundit, që i pa ata të binin në fund të klasifikimit për herë të parë në 30 vite.

Rooney nuk mendon se Marcus Rashford duhet të jetë në formacionin fillestar të hënën mbrëma, sepse forma e tij e fundit duhet të jetë një “shqetësim i vërtetë” për Ten Hag në vazhdim. Legjenda e Manchester United, i cili u bë kryegolashënuesi i të gjitha kohërave të klubit nag “Old Trafford” midis viteve 2004 dhe 2017, ka thënë për “The Times”:

“Unë nuk do të luaja ndaj Liverpool-it me Cristiano Ronaldon dhe Marcus Rashford në formacionin startues. Nëse do të isha në pozicionin e Ten Hag, shqetësimi im kryesor do të ishte hedhja e energjisë në fushë.

Dështimi i klubit për të rekrutuar një “9” do të thotë se u mbështetën te Ronaldo kundër Brentford, edhe pse ai nuk ishte stërvitur shumë me ekipin. Ronaldo dukej sikur i duhet kohë për t’u përshtatur. Ten Hag ka nevojë për energji në formacionin e tij, ndaj kjo mund të nënkuptojë lënien në stol të Ronaldos”

Rooney shtoi për vështirësitë e Rashford: “Sa për Marcus, unë mendoj se duhet të bëjë shumë kërkime shpirtërore dhe të kuptojë se çfarë dëshiron për të mirën e tij, para çdo gjëje tjetër. Ta shikosh atë është një shqetësim i vërtetë, duket sikur dëshiron të jetë kudo, por jo një fushë futbolli”.

Tifozëve të Manchester United iu është dhënë një “dhuratë” përpara ndeshjes me Liverpool-in, pasi klubi ka konfirmuar marrëveshjen me mesfushorin e Real Madridit, Casemiro. Megjithatë, Rooney e ka përshkruar lëvizjen si një “nënshkrim reaktiv” dhe mendon se objektivi afatgjatë Frenkie de Jong do të kishte qenë më i përshtatshëm:

“Kjo na kujton nevojën për të parë nga e ardhmja. Idealisht, klubi duhet të nënshkruajë me lojtarë në fillimet e tyre deri në mes të njëzetave. Casemiro është i ngjashëm me Christian Eriksen, dikush që ka qenë një lojtar i mirë, por a do ta ndihmojnë klubin të ecë përpara? Frenkie de Jong, objektivi i Ten Hag për mesfushën, do të ishte më i përshtatshëm.

Marrëveshja e Casemiro duket se ka ardhur nga askund, një nënshkrim reaktiv. Do të habitesha nëse ai do të ishte një lojtar i identifikuar si prioritet për t’u blerë kur mbërriti Ten Hag. Pasi nuk ishte në gjendje të nënshkruante me De Jong, klubi bëri sikur reagoi dhe mori Casemiro”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular