BallinaKronikePrangosen 8 persona, 5 të tjerë ia mbathin nga policia, shkatërrohet banda...

Prangosen 8 persona, 5 të tjerë ia mbathin nga policia, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës. Në kuadër të një operacioni antidrogë të kryer në Beceite dhe në pjesë të tjera të vendit, policia spanjolle ka vendosur në pranga tetë shqiptarë të cilët kultivonin marijuanë.

Pas arrestimit të tetë shqiptarëve, policia spanjolle ka shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë, të cilët mund të fshihen në provincat fqinje të Tarragonas ose Valencias. Garda Civile sekuestroi gjithashtu edhe armët që mbanin secili prej të arrestuarve.

Ata akuzohen për trafik droge, krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas mediave spanjolle, banda shqiptare e trafikut të drogës u zbulua pasi në rrugën midis plantacioneve të dy qyteteve lëviznin automjete të shumta.

Gjatë aksionit, policia arrestoi 8 shqiptarë ndërsa 5 persona të tjerë mundën të arratisen ndërsa forcat e sigurisë vazhdojnë kërkimet për ta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular