Paris Saint-Germain është një makinë lufte dhe Galtier duket se ka gjetur çelësin e duhur për ta bërë atë të funksionojë sa më mirë. Skuadra kryeqytetase e nisi sezonin 2022-2023 me supermaci dhe lojtarët duken se janë shumë më komod në kontekstin taktik.
Në javën e tretë të Ligue 1 Messi & Co luajtën ndaj Lille dhe vendosën rekord, pasi do të shënonin në sekondat e para të ndeshjes. Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappé me katër pasime në tetë sekonda e zhvendosën topin nga gjysma e fushës në zonën e kundërshtarit dhe kaluan në avantazh.
Një fillim i përsosur për kampionët e Ligue 1 falë një skeme që dukej se sapo kishte dalë nga një seancë stërvitore, një përpjekje që u bë realitet. Ndeshja përfundoi me rezultat 7-1 për djemtë e Christoph Galtier me Mbappe që shënoi një hat-trick, Neymar shënoi dy dhe dy golat e tjerë u shënuan nga Leo Messi dhe Achraf Hakimi.