BallinaKronikeNgjarja në Vaun e Dejës/ Autori dhe viktima ishin ulur në tavolina...

Ngjarja në Vaun e Dejës/ Autori dhe viktima ishin ulur në tavolina të ndryshme, pasi pinë alkool deri në orët e para të mëngjesit nisi konflikti! Arrestohet 37-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se autori Alfons Palushani dhe viktima Agron Metushi kanë qenë të ulur në tavolina të ndryshme duke konsumuar alkool dhe vazhdimisht kanë fyer në distancë njëri tjetrin.

Nisur nga kjo situatë, Palushani është larguar për të marrë një kallashnikov dhe është kthyer duke ekzekutuar Metushin në momentin kur ky i fundit është nisur për të shkuar drejt automjetit të tij për t’u kthyer në banesë.

Të dy personat e përfshirë në konflikt dyshohet se kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike çka ka bërë që konflikti të përshkallëzohet.

Në momentin e ndërhyrjes policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes ndërkohë që janë shoqëruar edhe disa persona që kanë qenë në lokal për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular