BallinaKryesoreDita e përkujtimit të viktimave të komunizmit/Basha me thënien e At Zef...

Dita e përkujtimit të viktimave të komunizmit/Basha me thënien e At Zef Pllumit: Kurrë nuk është vonë për drejtësi!

 Lulzim Basha ka kujtuar sot viktimat e regjimit komunist. Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se ata që i mbijetuan regjimit, jetojnë sot për t’i treguar shqiptarëve dhe gjithë botës krimet e tmerrshme të komunizmit.

Ndër të tjera, Basha shkruan se ata që mbijetuan, panë se si xhelatët e tyre u lartësuan dhe morën pushtet.

Postimi i Lulzim Basha:

“Kurrgjanë mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue.”

At Zef Pllumit

Ata mbijetuan për t’i treguar shqiptarëve dhe mbarë botës krimet e tmerrshme të komunizmit, vrasjet pa gjyq, persekutimin dhe ndarjen e familjeve shqiptare, vrasjen dhe burgosjet e mendjeve më të ndritura që kishte vendi. Shqipëria do t’ju jetë përjetë mirënjohëse!

Por ndërsa mbijetuan ata panë me trishtim se si u lartësuan xhelatët e tyre, vazhduan të kenë pushtet dhe të jenë të paprekshëm. Përjetuan dhimbjen e mos gjetjes së eshtrave të të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, zhdukjen e gjurmëve të krimeve dhe emrave të kriminelëve.

Kurrë nuk është vonë për drejtësi! Ndarja nga e shkuara totalitare dhe dënimi i saj janë sot imperative për shoqërinë, për paqen tonë sociale, për mbrojtjen e lirisë që është thelbi i idealit tonë europian, dhe për ngjadhënjimin e një të ardhmeje më të mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular